• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ikën Vulin - kërkon falje për dështimin!
e Mërkurë, 24 Prill 2013 08:34

Beograd, 24 prill 2013
– Drejtori i zyrës për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, sot do t’ia paraqes dorëheqjen e tij kabinetit qeveritar, duke shprehur mospajtim me marrëveshjen e 19 prillit, midis Kosovës dhe Serbisë. Dorëheqjen e tij, Vulin e ka ofruar mbrëmë, nëaleksandar_vulin_gora një emision direkt në televizionin publik të Serbisë (RTS), ku iu ka kërkuar falje banorëve serbë dhe jo vetëm, që nuk ka arritur t’i integroj në Serbi. “Më falni që nuk arrita t’i përmbush premtimet që ju dhashë... Unë nuk jam më drejtori juaj... Nëse mundeni, të më falni për mossuksesin tim, në realizimin e premtimeve që ju kam dhënë”, ka thënë mes tjerash Vulin, duke iu drejtuar banorëve nga Kosova, të cilët i ka vizituar nëpër enklavat e tyre.
Një premtim për integrim në strukturat shtetërore të Serbisë, Vulin iu ka dhënë edhe banorëve të trevës së Gorës, gjatë vizitës së tij që zhvilloi, më 6 mars të këtij viti, kur goranëve iu premtoi referendum për tu deklaruar, nëse duan të jenë pjesë e Serbisë apo pjesë e Kosovës. “Do të shpallim referendum, ku popullata e Gorës do të deklarohet, se kë e dëshiron për shtet të tij”, ka thënë Vulin në një intervistë dhënë Radio SHARRI-t, menjëherë pas takimit me udhëheqësit e Komunës paralele të Gorës, të cilët i ka falënderuar për përkushtimin e tyre ndaj Serbisë. Ai ka shtuar se ka qenë kundër ratifikimit të marrëveshjes me Prishtinën, pasi në këtë marrëveshje nuk janë përfshirë kërkesat e tij, për të cilat ai ishte zotuar se do t’i realizonte. “Sot e jap dorëheqjen para popullit, ndërsa nesër do t’ia ofroj edhe kryeministrit Daçiq dhe zëvendësit të tij, Aleksandar Vuçiq. Kjo, sepse iu kam dhënë fjalën serbëve në Kosovë që marrëveshja do të jetë ndryshe, dhe se do të bëj edhe atë që, mbase është e pamundur”, ka thënë mbrëmë Vulin, duke vlerësuar se kjo marrëveshje që u ratifikua, garanton shumë më pakë të drejta për serbët, se sa që parashikonte rezoluta e Kuvendit të Serbisë.
 
 
Share