• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
E plagos, se nuk i dha përparësi kalimi!
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 26 Prill 2013 11:24

kembesor_kalimiPrishtinë, 26 prill 2013
- Dy persona janë plagosur dhe me urgjencë janë shpënë në spital, pas një zënke rasti, tek “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30, si shkak i mosdhënies së përparësisë së kalimit në vendin e posaçëm për këmbësorë “Zebra”. Burimet nga policia kanë thënë se sherri ka plasur, kur timonieri 38 vjeçar, teksa drejtonte veturën "BMW, X-5", nuk i ka dhënë përparësi kalimi një këmbësori. I revoltuar për këtë, këmbësori, 46 vjeçar, ka nxjerrë thikën dhe e ka lënduar timonierin. Sipas informacioneve që ka dhënë policia, gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ekipi policor po merret me hetimin e këtij rasti.
Edhe dëshmitarët e ngjarjes kanë konfirmuar se, incidenti ka ardhur për shkak se timonieri nuk i ka dhënë përparësi kalimi këtij personi, në vendin e posaçëm për kalimin e këmbësorëve. Njëra prej dëshmitareve është shprehur pro këtij veprimi të këmbësorit, duke thënë se, vetëm kjo mënyrë i ulë në tokë timonierët e makinave luksoze. “Kanë një makinë luksoze, e cila kushton më shumë se një shtëpi dhe, mendojnë se janë bërë zot. Nuk pyesin as për ligj dhe as për jetën e të tjerëve... Turp të ketë shoferi që nuk respekton njeriun, të paktën në vendkalimin e posaçëm për këmbësorë”, është shprehur dëshmitarja okulare, e revoltuar për sjelljen e timonierëve të automjeteve të shtrenjta.
Policia ka bërë me dije se e ka konfiskuar veturën, si dhe thikën me të cilën është kryer vepra. Fare pranë vendit të ngjarjes, mësohet se ka qenë edhe një zyrtar policor, i cili ka reaguar menjëherë në këtë rast. Nga hetimet paraprake, mësohet se personat e përfshirë në këtë konflikt, më herët nuk kanë pasur ndonjë zënkë mes vete dhe as që janë njohur. Prandaj, shkak i vetëm i konfliktit mbetët mosrespektimi i këmbësorit në vijat e bardha.
 
 
Share