• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kryetarja nënshkruan, ndalohet duhani!
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 26 Prill 2013 12:00

no_smoking_duhaniPrishtinë, 26 prill 2013
- Prej sot, të gjithë shitësit e duhanit duhet të mos ekspozojnë asnjë pako të cigareve nëpër pikat shitëse dhe as në rrugë. Kjo, pasi Ligji për duhanin ka hyrë në fuqi nga sot, pas nënshkrimit nga kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Nga Zyra e saj është njoftuar se, pas konsultimeve paraprake, kryetarja e shtetit ka vendosur që Ligjin ta nënshkruaj, pasi vlerësohet të jetë në interes të shëndetit publik të qytetarëve. “Presidentja ka nënshkruar Ligjin për duhanin. Ajo e ka marrë parasysh vendimin e Kuvendit të Kosovës, por ka vlerësuar edhe kërkesat e grupeve të interesit dhe, në bazë të analizës së përgjithshme, ka vendosur ta nënshkruaj ligjin. Interesi i shëndetit publik është vlerësuar të jetë me interes të rëndësisë së veçantë dhe ligji në përgjithësi nuk cenon të drejtat kushtetuese dhe interesat legjitime të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryetares Jahjaga.
Ligji është miratuar para një jave në Kuvendin e Kosovës, por që i menjëhershëm ka qenë reagimi i kompanive që merren me shitjen e duhanit. Ata kanë kërkuar që Neni 9; Pika 2, në Ligjin për duhanin të ndryshohet, meqë iu sjell shumë probleme shitësve të këtij produkti. Në ligj specifikohet se “cigaret nuk duhet të ekspozohen në vende të dukshme, as nëpër shitore, përveçse të jenë të dukshëm në momentin e transaksionit të shitjes, por nuk duhet të jenë të shfaqur për qëllime komerciale në asnjë vend tjetër”.
Ligji për duhanin i është dorëzuar kryetares së shtetit, të premten e kaluar. Kryetarja ka zhvilluar takime me shumë grupe të interesit, të cilat kanë kërkuar rikthimin e ligjit në Kuvend. Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, ndalimi i ekspozimit të produkteve të duhanit në pikat e shitjes, do t'iu kushtojë bizneseve kosovare afro 2.5 milionë euro, vetëm për rregullimin e vendeve të shitjes.
 
 
Share