• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Serbia do të detyrohet ta njoh Kosovën!
e Diel, 28 Prill 2013 10:23

deutschland_radio_sharriBerlin, 28 prill 2013
- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, vlerëson se marrëveshja e arritur në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, në Bruksel, është një hap i madh dhe historik, i cili është i nevojshëm edhe për Kosovën edhe për Serbinë, në mënyrë që të dyja vendet të shkojnë drejt integrimeve evropiane. Por, Lunaçek ka vlerësuar se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, pa e njohur shtetësinë e Kosovës.
Në një intervistë për Radion gjermane “Deutschlandradio”, të cilën e ka publikuar edhe në profilin e saj në Facebook, Lunaçek ka thënë se Beogradi, njerëzve të vet, pakicës serbe në veri të Kosovës, duhet t’ua sqarojë se kjo marrëveshje është më e mira për ta. Ajo ka shtuar se e mbështet fillimin e negociatave me Serbinë, por, para anëtarësimit në BE, Serbia do të jetë e detyruar ta njoh Kosovën. “Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE, pa njohjen e Kosovës”, ka thënë Lunaçek, duke shtuar se askush në BE nuk mund të qëndrojë indiferent, pavarësisht nga qëndrimi që do të ketë ndaj Serbisë apo Kosovës. “Askush nuk mund të lejojë krijimin e një Qiproje të re në Bashkimin Evropian sepse ky është testi i një shteti, kufijtë e të cilit nuk janë definuar. Diçka të tillë nuk do të ketë më”, ka porositur Lunaçek.
Në intervistën e saj, të cilën e kanë transmetuar edhe mediat serbe, Lunaçek ka thënë se përafrimi i i Kosovës dhe Serbisë me BE-në, është mundësia më e mirë që siguron se në tërë rajonin nuk do të ketë më luftëra apo konflikte të armatosura, si dhe në Kosovë do të mbretërojë paqja.
 
 
Share