• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Urime datëlindjen, Nexhmie Pagarusha!
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 07 Maj 2013 22:21

Prishtinë, 07 maj 2013
- Legjenda e gjallë e këngës shqiptare, ylli i vërtetë i cili nuk do të shuhet kurrë, dielli i i muzikës shqiptare ndër vite, Nexhmie Pagarusha, sot po e feston ditëlindjen e saj jubilare të 80-të. Thotë se po ndihet më e gjallë se kurrë, edhe pse karrierën e ka përfunduar, siç thotë, shumë herët.nexhmie_pagarusha_feston
Nexhmie Pagarusha u lind, më 7 maj të vitit 1933, si një vajzë nga e cila kuptohej se ka zë të rrallë, që më vonë vërtetë do të mahniste çdo njeri që ka sens për muzikën, pa dallim kombi, race e feje. Sot, në datëlindjen e saj të 80-të, legjenda shqiptare e muzikës, Nexhmie Pagarusha, ka përkujtuar edhe njëherë karrierën e saj dhe dashurinë që ka nga publiku shqiptar, e që nuk i ka munguar kurrë. “Ndihem shumë e lumtur, që gjendem në mesin tuaj, me gjithë këtë dashuri që po më rrethon. Karrierën e kam përfunduar pak herët, por kjo ditë po ma përkujton dashurinë që kam nga publiku, nga njerëzit, nga të gjithë shqiptarët. Dua të falënderoj të gjithë që mu gjenden pranë, që më kanë përkrahur dhe më duan, iu uroj të gjithëve shumë shëndet dhe jetë të gjatë”, është shprehur Nexhmie Pagarusha në një prononcim për Telegrafin. Nexhmie Pagarusha konsiderohet prej emrave më të mëdhenj në historinë e muzikës shqiptare. Shkollën fillore e kreu në Malishevë, kurse studimet universitare i mbaroi në shkollën e muzikës, drejtimi solo kanto, në Beograd. Karrierën muzikore e filloi, pas përfundimit të studimeve, në Radio Prishtinë, në vitin 1948. Karriera e saj e mrekullueshme dhe e pakrahasueshme zgjati 40 vjet. Sot është e vështirë të thuhet, se cilit zhanër i takoi ajo, sepse këndoi, pothuajse të gjitha rimat e muzikës së asaj kohe. Interpretimet e saj në muzikën popullore ishin të përkryera, ashtu sikurse interpretimet e saj në muzikën klasike.
“Bilbili i Kosovës” arriti të jetë e popullarizuar, jo vetëm në trojet shqipfolëse, por në mbarë Ballkanin dhe më gjerë. Ajo, madje, ka mbajtur disa turne me ansamblin “Shota”, duke përfshirë edhe një turne në Izrael. Një prej këngëve të saj më të popullarizuara mbetet “Baresha”, pa përjashtuar as këngët tjera, si “Ani mori nuse”, “Mora testinë”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Kur më del në derë” dhe shumë e shumë këngë të tjera.
Nexhmie Pagarusha, karrierën e saj e përfundoi në vitin 1984, pasi mbajti një koncert të madh në Sarajevë. Në vitin 2000 ajo iu rikthye skenës në Radiotelevizionin shqiptar, me këngën “Për Ty”, e që ishte paraqitja e saj pas 16 vitesh, që kur u largua nga skena.
 
 
Share