• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Topalli e Zhiti promovojnë jetën e Mjedës!
e Shtunë, 11 Maj 2013 22:26

Shkodër, 11 maj 2013
- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, qëndroi sot në Komunën e Bushatit, në rrethin e Shkodrës, ku mori pjesë në aktivitetin që u organizua për ndertopalli_zhiti_mjeda të poetit të madh të letrave shqiptare, Ndre Mjeda. Aktiviteti u organizua në kuadër të 100 vjetorit të kishës së Kukëlit, nga ana e Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”, e cila bëri edhe promovimin e 10 vëllimeve për jetën e Mjedës, me autor studiuesin Mentor Quku. Në këtë solemnitet i pranishëm ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve i Shqipërisë, Visar Zhiti.
Kryetarja e Kuvendit,Topalli, duke e vlerësuar figurën e Mjedës, tha se kisha e Mjedës është kishë që, me muret dhe gurët e saj, tek secili sjell veprën, idealizmin besimin dhe patriotizmin e Ndre Mjedës.
Më tej, ajo bëri të ditur se në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë ka vendosur një foto të madhe, ku përveç atyre burrave që ishin zgjedhur deputetë më 1921, është edhe elita shqiptare. “Gjëja më e bukur që mua më pëlqen... Aty është një myfti, Mjeda, si dhe Padër Gjegj Fishta”, njoftoi Topalli. Ndërkaq, ministri Zhiti, duke folur mbi rëndësinë që mbart kjo figurë e letrave shqiptare, deklaroi se, brenda javës, tryeza ku poeti Ndre Mjeda ka shkruar veprat e mëdha të tij, do të jetë në Kukël.
Share