UBT anëtarëson Kosovën në EUROSIM! |
e Hënë, 20 Maj 2013 18:44 |
Prishtinë, 20 maj 2013 - Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit të tij njëjavor në Vjenë të Austrisë, ka marrë pjesë edhe në takimin vjetor të Bordit të Federatës Evropiane të Asociacionit të Simulimeve (EUROSIM), e cila merret me modelim dhe simulim. Siç ka njoftuar Naile Demiri, zyrtare për informim pranë UBT-së, në këtë takim, Bordi i EUROSIM-it njëzëri e ka aprovuar aplikacionin, për tu bërë edhe Kosova anëtare e kësaj federate, përmes UBT- së. “Duke qenë pjesëmarrës në Këshillin vjetor të EUROSIM-it, presidenti i UBT-së, dr. Hajrizi, ka prezantuar punën e UBT-së, konferencat dhe takimet e tjera me karakter ndërkombëtar që ka organizuar UBT-ja, me mjaft sukses, duke mbledhur në Prishtinë emra të shquar të shkencës dhe ekspertë nga e gjithë bota. Pas anëtarësimit në organizatën EUROSIM, hapet një dritare e re për komunitetin akademik të UBT-së, të cilët mund të marrin pjesë në konferencat shkencore, të cilat i organizon EUROSIM, si dhe në forume të tjera ndërkombëtare”, ka thënë Demiri.
|