• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Pishpiriku, top trend në Facebook!
e Martë, 21 Maj 2013 18:43

Prishtinë, 21 maj 2013
- Vetëm tre muaj prezencë në Facebook, i kanë mjaftuar lojës “Pishpirik” për të fituar epitetin e lojës më trendi me letra që po luhet në këtë rrjet social. Aktualisht janë 160 mijë persona luajnë këtë lojë, disa herë në ditë.
Loja e letrave “Pishpirik”, e programuar për tu luajtur në formatin elektronik në Facebook, është klasifikuar nga ky rrjet më i madh social në botë, si kryesuese e listës së lojërave në trend, qëpishpirik_fitore mund të luhen nga, mbi 1 miliard përdorues të Facebook-ut. Loja “Pishpirik”, e krijuar nga ekipi “Punëtoria”, që është pjesë e inkubatorit të “Innovation Centre Kosovo” (ICK), këtë sukses e ka arritur vetëm brenda tre muajve. “Ky sukses na ka motivuar në punën që jemi duke e bërë aktualisht, për të avancuar edhe më tej këtë lojë, si dhe të mendojmë edhe për digjitalizimin e lojërave të tjera tradicionale të letrave, që luhen shumë në vendin tonë dhe në përgjithësi në rajon”, ka deklaruar Floriment Klinaku, drejtor ekzekutiv në firmën Puntoria.
Duke na garantuar përmirësim të vazhdueshëm teknik dhe përmbajtjesor të lojës, Klinaku ka falënderuar drejtuesit e ICK-së për mbështetjen e vazhdueshme që po i jepet Puntorisë. Ekipi Puntoria është pjesë e inkubatorit të “Innovation Centre Kosovo”, që nga shtatori i vitit 2012. “Pishpiriku, produkt i ekipit Puntoria në inkubatorin e ICK-së, sot shënon edhe një të arritur, duke u renditur në top lojërat me letra në rrjetin social të Facebook-ut”, tha Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së, duke shtuar se, duke pasur parasysh ndikimin e Facebook-ut, i cili tashmë i ka mbi një miliardë përdorues dhe konkurrencën globale në këtë platformë, ky është një sukses i madh për ekipin e Puntorisë.
Pishpiriku është një lojë me letra që luhet nga shumica e popujve të Ballkanit dhe është lojë e lehtë për tu mësuar. Qasja në lojën Pishpirik, është e thjeshtë. Gjatë luajtjes së saj, mund të bisedohet përmes chat-it me lojtarët e tjerë, të dërgohen dhe pranohen dhurata. Loja Pishpirik ka qenë ide e vjetër e anëtarëve të Puntorisë, të cilët kanë dashur qëllimisht që ta lansojnë këtë produkt të parin, ngase ai, sipas tyre, paraqet një lidhje emocionale me lojërat që ata i kanë luajtur në të kaluarën. Inkubatori i ICK-së, i mbështetë ndërmarrësit dhe bizneset, përmes mentorimit, konsultimit, trajnimit dhe me qasje në zyra dhe objekte për konferenca. Inkubatori ofron një ambient angazhues për komercializimin e ideve të shëndosha për biznes dhe vizibilitet në treg për ndërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese. Innovation Centre Kosovo është i pajisur tërësisht për zhvillim të ndërmarrësisë dhe biznesit, të fokusuar veçanërisht në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK). ICK përveç shërbimeve të inkubatorit, ofron edhe trajnime të ndryshme, si trajnimi për programim në IOS, ueb dizajn, AutoCAD, si dhe për media sociale. Athene Prosjektledelse nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues. ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.
 

Share