• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shkodra e nderon Bekim Fehmiun!
Nga: Radio SHARRI   
e Diel, 26 Maj 2013 21:13

bekim_fehmiuShkodër, 26 maj 2013
- Bashkia e Shkodrës e ka shpallë aktorin e famshëm shqiptar, Bekim Fehmiu, qytetar nderi të këtij qyteti. Tre vjet pas vetëvrasjes, një delegacion nga Shkodra, mirënjohjen ia kanë dorëzuar bashkëshortes së tij, aktores së famshme serbe, Branka Petriq, në ambasadën e Shqipërisë në Beograd. Marrjen e këtij epiteti, Petriq e ka vlerësuar lart, duke thënë se ka qenë e befasuar dhe e lumtur për një shenjë dashurie që tregon ky akt i shkodranëve. “Ata që merren me art, e dinë se kjo është një aktivitet që nuk njeh kufij. Bekimi kishte ndjenja dhe ishte i vetëdijshëm për origjinën e tij, i vetëdijshëm se i takonte popullit të tij. Në librin e tij të dytë, ai është shprehur se si kanë dashur t’ia ndryshojnë emrin, por që e kishte refuzuar, duke thënë se është emri që ia kanë lënë prindërit. Mendoj se ai që nuk i do të tjerët, nuk mund të dojë veten. Bekimi i ka dashur të tjerët, por edhe popullin e tij, e sidomos familjen, që e konsideronte të shenjtë”, ka thënë Branka Petriq, bashkëshortja e Bekim Fehmiut.
Në autobiografinë e tij, Bekim Fehmiu ka rrëfyer për një kohë fëmijërie që ka kaluar në qytetin e tij, në Prizren. Karrierën e tij që e krijoi në Beograd, ai kishte arritur ta kalonte përtej kufijve të Jugosllavisë së atëhershme, deri në filmat e Hollywood-it. Ka luajtur role në nëntë gjuhë, me aktorët më të famshëm botërorë. Por, ai shumë pak ka luajtur role në gjuhën shqipe.
Pas vdekjes së tij, analistë shqiptarë komentuan në forma të ndryshme për jetën dhe vdekjen e Fehmiut. Madje, kishte dhe të atillë, që konsideruan se vetë shqiptarët nuk ia ditën vlerën këtij artisti të madh, i cili në ish-Jugosslavi dhe jo vetëm, përfaqësoi denjësisht kombin e tij.
 

Share