• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kosova e anuloi Samitin e Ohrit!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 29 Maj 2013 16:51

gjorgje_ivanovShkup, 29 maj 2013
- Maqedonia ka dështuar të organizojë Samitin e paraparë që të mbahet në Ohër, për shkak se i kishte përfillur kërkesat e Serbisë dhe Bosnjës, që Kosova të mos jetë pjesë e kësaj ngjarje. Kjo ka bërë që presidentët e Shqipërisë, Kroacisë dhe Sllovenisë ta anulojnë pjesëmarrjen. Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në konferencën për shtyp që zhvilloi para pak çastesh, e konfirmoi anulimin e samitit, duke thënë se vetoja dhe bojkotimi i tre presidentëve (shqiptar, slloven dhe kroat), tregon se nuk ka bashkëpunim rajonal. "Kjo tregon se realiteti në rajon ende ka ndasi të thella në mes të shteteve të ish-Jugosllavisë dhe vendeve të Evropës Juglindore", ka thënë Ivanov. Ai
ka folur edhe për kulturën e Ballkanit, por jo për arsyet e vërteta që e kanë detyruar atë ta anulojë Samitin. "Kjo mospjesëmarrje, me lojëra dhe veto nga këto shtete, ka bërë që ne ta anulojmë Samitin. Fatkeqësisht, paragjykimet e vjetra në Ballkan dhe komplekset janë rishfaqur sheshit, pak para fillimit të Samitit", ka thënë Ivanov, sipas të cilit, Maqedonia po vepron kështu, për t’mos e marrë barrën që nuk i takon. "Kurrë nuk do të lejoja që paragjykimet e vjetra ballkanike, t’i prishin interesat e shteteve, brenda kufijve të Maqedonisë, e cila do ta paguante çmimin e gjithë kësaj", thuhet në deklaratën zyrtare të Ivanovit.
 

Share