• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zgjedhjet lokale, në tetor?
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 11 Qershor 2013 13:54

mitrovica_zgjedhjetPrishtinë, 11 qershor 2013
– Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka pranuar se problemi i veriut të Kosovës po e mban peng shpalljen e datës së zgjedhjeve lokale në Kosovë. Megjithëkëtë, ai beson se, në muajin tetor, do të mbahen zgjedhjet lokale në krejt territorin e vendit, transmeton gazeta Express, e cila shkruan se brenda Presidencës janë përmendur datat 6 dhe 13 tetor, si ditë të mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve komunale.
Pavarësisht kërkesave nga disa parti politike për t'i shpallur zgjedhjet lokale, kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga, po pret të përfundojnë punët rreth marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për të caktuar më pas datën e zgjedhjeve. Në fakt, Jahjaga po e pret ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend, për të parë pastaj kohën më të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve në krejt Kosovën. Gazeta Express shkruan se në Presidencë i kanë pohuar se shpallja e zgjedhjeve do të bëhet në koordinim të plotë me zbatimin e marrëveshjes së arritur me Serbinë. "Porsa të sqarohen detajet e marrëveshjes, presidentja do të publikojë vendimin", i ka thënë gazetës një zyrtar nga Presidenca, i cili nuk ka dashur t'i përmendet emri. Sidoqoftë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se janë duke u koordinuar me presidenten dhe partitë politike, për të shkuar në zgjedhje lokale në gjithë Kosovën. "Besoj se në muajin tetor duhet të ndodhë kjo. Por, iu mbetet partive politike që të koordinohen dhe më pas të nxirret vendimi nga presidentja, për caktimin e datës. Jemi pajtuar që zgjedhjet lokale të mbahen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Jemi pajtuar gjithashtu që të kemi një lehtësim nga misioni i OSBE-së, sipas ligjeve të Kosovës", ka thënë Kuçi, gjatë raportimit në Komisionin për Legjislacion.
Burime tjera i kanë thënë gazetës, se datat që kanë qenë të parapara për mbajtjen e zgjedhjeve, ishin 22 dhe 29 shtator, ndërsa tash mëtohet të jenë 6 dhe 13 tetor. "Edhe balotazhi do të mbahet gjatë muajit tetor dhe nuk është ndonjë problem, as për shumicën e partive politike", ka thënë ky burim.
 

Share