• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Serbi përdhunoi nusen e tij, shqiptare!
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 13 Qershor 2013 14:02

femra_shqiptare_perdhunohetJagodinë, 13 qershor 2013
- Policia e Jagodinës, në Serbi, ka arrestuar një 62-vjeçar, nën dyshimin se ka përdhunuar nusen e djalit, 23-vjeçaren me kombësi shqiptare, para syve të djalit të saj 3-vjeçar. Siç raportojnë mediat serbe, përdhunuesi kishte shfrytëzuar rastin, kur gruaja e tij kishte dalë në qytet me të bijën, ndërsa djali kishte dalë në mal për gjueti. Ngjarjen e ka shpjeguar një dëshmitar okularë, i cili kishte lajmëruar policinë. “E kishte shpënë nusen e djalit të tij në një dhomë dhe, me dhunë ia kishte hequr rrobat nga trupi, për ta përdhunuar më pas. Pandehur kishte mbërritur djali i tij, sepse nusja kishte kërkuar ndihmë me zë të lartë. Kushedi se çdo të ndodhte në atë çast, sikur një thirrje anonime në polici, të mos kishte nxitur këtë të fundit që të arrinte shpejtë në vendngjarje", ka sqaruar ky dëshmitar. Sipas rrëfimit të nuses, vjehrri e kishte ngacmuar gjithnjë, në dhjetë muajt e fundit. Ai kishte kërkuar ledhatime nga nusja, sa herë që gjendeshin të vetmuar në shtëpi. “Se përse nuk e ka raportuar këtë ngacmim, nuk e marrim vesh. Vetëm kur policia ka arrestuar vjehrrin e saj, ajo ka rrëfyer për të gjitha përjetimet”, ka thënë dëshmitari i rastit.
Vjehrri ngacmues nuk ka pranuar asnjë gjë para organeve të rendit, por do të qëndroj mbyllur për 30 ditë, derisa të zbardhet kjo histori.
Para disa vjetësh, shqiptarja ishte martuar në afërsi të qytetit të Jagodinës, ku fqinjët e përshkruajnë si femër, tejet të qetë dhe të urtë. "Ajo është një grua fisnike, e cila gjithnjë është e gatshme të na ndihmoj. Asgjë nuk kemi dëgjuar nga brendia e shtëpisë, por kemi parë policinë duke e arrestuar të zotin", ka thënë njëra nga fqinjët e nuses shqiptare, e cila kishte zgjedhur që të martohej në Serbi.
 

Share