• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Osmanët ishin pushtues, fillim e mbarim!
e Premte, 14 Qershor 2013 12:54

gjergj_kastrioti_skenderbeuTiranë, 14 qershor 2013
- Periudha e Perandorisë otomane ka qenë pushtim, nga fillimi e deri në fund. Ky është qëndrimi i historianëve shqiptarë. Drejtori i Institutit të Historisë në Tiranë, Beqir Meta, dhe historiani Romeo Gurakuqi, i kanë kundërshtuar historianët turq, me argumente dhe fakte që dëshmojnë se shqiptarët kanë qenë vazhdimisht të shtypur dhe të detyruar që të bëjnë luftëra të përgjakshme, 500 vjet radhazi. "Turqit në Shqipëri dhe Ballkan kanë ardhur si pushtues. Shqiptarët kanë bërë luftërat më të përgjakshme, me kostot më të larta në historinë e tyre, si popull. Nuk mund të justifikohet pozitivisht fakti që disa nëpunës të Perandorisë paskan qenë shqiptarë, sepse ata ishin një pakicë e vogël. Ata nuk përfaqësonin interesat e kombit shqiptar, por ishin thjesht nëpunës otomanë. Turqit, sigurisht që kanë qenë timoni drejtues, forca dhe pesha e kësaj perandorie. Këtë nuk e vë në dyshim askush", tha Meta.
Edhe historiani, Romeo Gurakuqi, thotë se kjo perandori ka qenë pushtuese. "Shqipëria ka qenë për pesë shekuj e pushtuar nga Perandoria osmane. Gjëja e parë që duhet bërë, është ndarja e një shteti të së kaluarës me një shtet aktual, të sotëm. Këtu bëhet fjalë për një pushtim të mirëfilltë", tha Gurakuqi.
Sa i përket pretendimit të historianëve, si dhe të qeverisë turke, për rishikim të historisë shqiptare mbi periudhën e Perandorisë otomane, studiuesit pranojnë se debatet shërbejnë, por historia duhet të thotë të vërtetën. "Qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në historiografinë e një vendi tjetër. Kanë gjithë të drejtën e zotit që të debatojnë me të gjitha termat e parametrat. Pastaj, sa të sakta dhe sa të pasakta janë ato, do të del nga rezultatet e këtij debati", tha Meta. Ndërsa Gurakuqi tha se e vetmja ndërhyrje që mund të jetë e pranueshme, është zbatimi i kritereve shkencore.
Pavarësisht ndasive që kanë historianët shqiptarë, për periudhat e ndryshme të historisë, përfshirë edhe atë otomane, të gjithë bien dakord se, në tekste ka nevojë për ndryshimin e disa terminologjive të vjetruara, të cilat ende ndodhen në përdorim, por gjithnjë duke bërë kujdesin më të madh dhe pajtueshmërinë masive ndër historianët.
 

Share