• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rikthehen pehlivanët në Dragash!
e Martë, 18 Qershor 2013 15:10

pehlivan_dragashDragash, 18 qershor 2013
- Hapësira e blertë e stadiumit të qytezës së Dragashit, me lartësi mbidetare rreth njëmijë metra, gjatë tërë ditës së diel ishte e mbushur me njerëz, nga të gjitha anët e Kosovës dhe jo vetëm. Ata kishin ardhur në Dragash për ta përcjellë garën tradicionale të mundjes, e njohur si “gara e pehlivanëve”, të cilën këtë vit e organizoi qeveria lokale e Dragashit. Prezenca e strukturave të ndryshme qeveritare e joqeveritare të Dragashit dhe qytetit më të afërt në Shqipëri, Kukësit, dëshmonte se kjo garë nuk është traditë, vetëm e Dragashit por dhe më gjerë në Ballkan. Kjo u dëshmua edhe me prezencën e pehlivanëve, jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, fillimisht e ka përshëndetur publikun e shumtë, duke i falënderuar që “nuk kanë hezituar ta përcjellin këtë spektakël tradicional, por që kostoja e shtrenjtë ka bërë që disa vjet të mos organizohej”.
Mundja në komunën e Dragashit është e lidhur ngushtë me paraqitjen e “pehlivanllëkut“. Kjo formë e mundjes, në këtë trevë ka mbetur nga sundimi otoman dhe mërgimi i popullsisë në vende të ndryshme të botës. Kjo formë e garës organizohej për festa fetare e gazmende familjare (syneti e dasma). Pas Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë tradicionale, në këtë komunë është festuar 1 Maji – Festa Ndërkombëtare e Punës. Përpos pehlivanëve, janë organizuar edhe vrapime kuajsh, si dhe lloj-lloj garash të tjera. Por, gara e pehlivanëve ka zgjuar interesimin më të madh tek popullata. Në këto gara kanë marrë pjesë pehlivanë të shquar dhe të njohur si; Tefik Demiri, Shaban Sejdiu, Shaban Tërstena, Abdullah Mehmeti, Nijazi Sharapolli, Abaz Emini, si dhe shumë pehlivanë nga Turqia.
Mundja, si njëra nga format më natyrore të luftës individuale, paraqitet që me fillimin njerëzimit. Si mjet shumë i rëndësishëm për forcim dhe kalitje të trupit, mundja, edhe sot nuk po e humbë rëndësinë dhe rolin e saj, në aftësimin dhe edukimin e brezave të ri. Vështirë se mund të identifikohet ndonjë sport tjetër, me histori aq të begatshme dhe traditë të vjetër, siç është mundja.
 
Mënyra e organizimit të garës
 
Organizatori i manifestimit, dhjetë deri pesëmbëdhjetë ditë, para fillimit të manifestimit, cakton njerëzit, të cilëve ua kompenson të gjitha shpenzimet, që ata të shkojnë në vendbanimetdragash_pehlivan e pehlivanëve, për t’i ftuar në garë. Ata bëjnë marrëveshje, lidhur me kompensimet për pjesëmarrje. Pehlivanët njoftohen për datën, orën dhe fushëbetejën. Në tubimin e pehlivanëve, në vendin e caktuar, i cili duhet të jetë livadh me bar të butë, curlegjinjtë dhe lodragjinjtë e ftuar fillojnë melodinë e pehlivanëve, e cila nuk ndërpritet, deri në përfundimin e garës. Kjo bëhet me qëllim që të grumbullohen më shumë shikues dhe njëkohësisht iu jep kurajë edhe vetë pehlivanëve.
Personi i caktuar për thirrjen e pehlivanëve, së pari fton të interesuarit për garën e pionierëve. Zakonisht në këtë kategori paraqiten shumë çifte, por luftërat zgjasin shkurtë dhe shpërblimet janë modeste. Pas pionierëve, në radhë vjen dora (kategoria) e katërt. Ata hyjnë në rresht për një dhe referi cakton çiftet, sipas aftësisë. Nëse nuk janë pehlivanë të njohur, çiftet caktohen sipas peshës ose moshës. Në dorën e tretë, ku kryesisht radhiten pehlivanët me perspektivë, por për shkak të moshës dhe përvojës, ata kanë përparësi ndaj atyre të dorës së katërt. Pehlivanët e kësaj dore, para fillimit të garave, e kanë të siguruar shpërblimin në të holla, si dhe ata të dorës së dytë dhe të parë. Në kategorinë e dorës së dytë zhvillohen luftëra interesante, ngase pehlivanët janë të stërvitur që vitin e ardhshëm të konkurrojnë për dorën e parë, kur edhe zhvillohen luftërat më interesante.
 
Rregullat e garës së pehlivanëve
 
Në një skaj të fushëbetejës, pehlivanët përgatiten për garë. Veshin “Kismetet” (pantallona lëkure), të cilat qepën enkas për këtë garë, dhe tërë trupin e lyejnë me vaj. Për dallim nga pehlivanët e kategorive të tjera, të cilët me kapuç në dorë kërkojnë nga shikuesit para, pasi të kenë mbaruar luftën, këta të dorës së parë e bëjnë këtë, para fillimit të luftës. Pas kësaj, pehlivanët e rreshtuar ecin përpara, me kërcim pesëmbëdhjetë hapësh dhe ashtu ecin edhe prapa dhe, në të njëjtin ritëm rropasin me shuplakapehlivan_dragash_fusha në gjunjë. E gjithë kjo thirret “perda” (prezantimi). Në fund, para shikuesve lëshojnë gjurin e majtë në tokë, me dorë të djathtë prekin gjurin, gjoksin dhe fytyrën. Kjo quhet “temena” (përshëndetje).
Pas këtyre ceremonive, edhe pehlivanët e kësaj kategorie rreshtohen dhe referat me kujdes caktojnë çiftet, në mënyrë që të mos jenë nga i njëjti vend ose klub. Referi ngre duart e çiftit të parë, tregon emrin e pehlivanit dhe vendin nga vjen ai. Kështu me radhë prezantohen të gjitha çiftet garuese.
Para fillimit të luftës, pehlivanët janë të obliguar ta përshëndesin njëri-tjetrin, me karakteristiken e kësaj gare, ku rrëmbejnë njëri–tjetrin për brezi dhe e fërkojnë trupin e tyre për atë të kundërshtarit. Referi jep shenjën për fillimin e luftërave dhe të gjitha çiftet, në të njëjtën kohë, fillojnë garën. Në këtë kategori ka pak çifte, ngase kërkohet cilësi dhe kualitet i lartë i mundësve. Luftërat në këtë kategori zgjojnë interesim të madh. Secili shikues dëshiron të jetë sa më afër pehlivanëve. Që të mos vijë deri tek ndonjë çrregullim, organizatori kufizon fushëbetejën me litarë, në formë rrethi, dhe angazhon një numër të kujdestarëve, të cilët, njëkohësisht kujdesen edhe për pehlivanët, duke iu ofruar ujë, fshirë djersët etj.
Pehlivanët përdorin kapje të shumëllojshme. Janë të lejuara edhe hedhjet, por deri tek lëndimet mund të vij shumë rrallë, pasi fushëbeteja është e rrafshët dhe e veshur me kullosë natyrale. Fituesi shpallet, nëse kundërshtarin e rrëzon në shpinë, nëse e ngrit mbi supe kundërshtarin dhe ecën tre hapa, ose kur njëri prej pehlivanëve dorëzohet. Ndodhë që pehlivanët të mos e rrëzojnë njëri–tjetrin, për një kohë të gjatë. Atëherë, me propozimin e referëve dhe shikuesve, lufta shpallet e barabartë. Nëse nuk arrihet kjo marrëveshje mes pehlivanëve, lufta vazhdon deri në mbrëmje. Ndodhë që ajo të vazhdojë edhe të nesërmen, por shumë rrallë.
 

Share