• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zhbërja e sistemit paralel të arsimit, sfidë!

shkolla_fillore_restelicaPrishtinë, 28 qershor 2013 - Edhe pse Ministria e Arsimit e Kosovës e ka të hartuar plan-programin mësimor për pakicën serbe, nxënësit e këtij komuniteti vijojnë mësimet me plan-programin e Serbisë. Dhe, jo vetëm serbët, por edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve nga treva e Gorës së Dragashit.
Prestigjiozja gjermane “Deutsche Welle”, e ka shtjelluar këtë temë, ku ka pasqyruar edhe gjendjen në shkollën e fshatit Restelicë, fshati ky më i madhi në komunën e Dragashit, në kufirin ndërshtetëror, Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, ku nxënësit mësojnë në një shkollë, por me dy emra, me dy drejtorë dhe me dy plan-programe arsimi. Që të dy drejtorët e saj i kanë rrëfyer DË-së për procesin mësimor në këtë shkollë. “Shkolla jonë, qysh pas përfundimit të luftës, quhet Shkolla e Mesme e Ulët ‘Restelica’. Shkolla punon në dy sisteme; me plan-program të Kosovës, në gjuhë boshnjake dhe në gjuhë shqipe, ndërsa pjesa tjetër punon sipas sistemit arsimor të Republikës së Serbisë, në gjuhën serbe. Procesi mësimor zhvillohet paradite dhe pasdite“, i ka thënë DW-së drejtori zyrtar, Isuf Hoxha. Ndërkaq, drejtori paralel, Misin Hoxha, ka treguar për këtë medium versionin e vet, sipas të cilit, Kosova nuk ka plan-program për gjuhën serbe. "Shkolla jonë, para luftës quhej ‘22 dhjetori’, që ishte Dita e Armatës së ish-Jugosllavisë. Meqenëse Kosova nuk ka plan-program në gjuhën serbe, ne punojmë me plan-program arsimor të Serbisë”, ka thënë Hoxha.
Në fshatin Restelicë, e banuar me popullsi joshqiptare, ndonëse komunikojnë të gjithë në të njëjtën gjuhë, nuk pranojnë se i takojnë të njëjtit etnitet. Disa e konsiderojnë vetën si boshnjakë, disa të tjerë thonë se i takojnë etnisë gorane. Kjo e fundit u krijua zyrtarisht, që kur erdhi Slabodan Milosheviqi në pushtet, i cili e suprimoi edhe kushtetutën e Kosovës.
Aktualisht, ky komunitet mbetet i ndarë, edhe kur është në pyetje çështja e arsimit. “Madje, ka raste kur nga e njëjta familje, një fëmijë mëson në gjuhën shqipe, tjetri në serbisht e i treti në boshnjakisht. Por, kjo është pengesë, pasi që të gjithë janë goranë dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre janë normale”, thotë drejtori paralel, Misin Hoxha.
Ndërkaq, drejtori zyrtar, Isuf Hoxha, thotë se funksionimi i një shkolle me plan-programe nga dy shtete, është një sfidë në vete. “Puna me dy sisteme, brenda një shkolle, është sikur udhëheqja e një familje, nga dy zotë shtëpie. Shkolla të tilla shikohen ndryshe edhe nga ministritë tona, sa i përket investimit të projekteve apo në çështje të tjera. Në përgjithësi, nuk ka përgjegjësi për inventarin dhe, na duhet ne të kujdesemi për çdo gjë. Drejtoria jonë siguron ngrohjen dhe çdo shërbim për shkollën paralele, ndërkohë që stafi paralel, për të njëjtat shërbime, merr para nga qeveria e Serbisë, por që nuk i shpenzon për këtë qëllim”, i ka deklaruar DW-së, Hoxha.
Sipas Drejtorisë për Arsim të Komunës së Dragashit, në shkollën e fshatit Restelicë, në gjuhën boshnjake, me plan-program të Republikës së Kosovës, mësojnë 275 nxënës, 25 prej të cilëve parashkollorë. Ndërsa, me plan-program të Republikës së Serbisë, në gjuhën serbe mësimin e vijojnë rreth 160 nxënës. Por, edhe sa kohë do të zgjasë kjo gjendje, varet kryesisht nga vendimet që do të dalin nga bisedimet Kosovë-Serbi, thotë për DW-në drejtori paralel, Misin Hoxha. “Nëse të dyja qeveritë merren vesh, që në plan-programin mësimor të Kosovës të ketë një program për të gjitha kombësitë, ne do ta pranojmë këtë plan-program dhe do të punojmë sipas tij. Kjo për ne nuk përbën asnjë problem”, thotë drejtori paralel i shkollës së Restelicës, Misin Hoxha.

Kuadrot arsimore serbe, kushtëzohen nga Serbia

Arbër Morina, shef i kabinetit të ministrit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji të Republikës së Kosovës, thotë për DW-në, se kjo ministri ka hartuar plan-programe edhe në gjuhën serbe, por që ato janë refuzuar nga komuniteti serb. “Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në bazë të planit të Ahtisarit dhe të ligjeve në fuqi, MASHT-i ka formuar komisionin e pavarur për rishikimin e plan-programeve, ku kanë marrë pjesë edhe serbët, të cilët nuk i kanë pranuar ndryshimet”, thotë Morina, sipas të cilit në shkollat e përziera, marrëdhëniet ndërmjet nxënësve janë krejt normale.restelica_gora_dragash
Sipas Arbër Morinës, në të gjitha shkollat, ku mësimi zhvillohet në gjuhën serbe, si në Graçanicë, Zubin Potok, Leposaviq, Ranillug, Partesh dhe në një pjesë të komunës së Dragashit, punohet me plan-program të Serbisë. “Arsyet që ndikojnë janë, kryesisht politike, që vijnë nga ana e qeverisë serbe, e cila bën trysni tek komuniteti serb, që të mos i pranojnë ligjet tona. Ata i kushtëzojnë politikisht dhe financiarisht, që mos ta pranojnë realitetin e ri në Kosovë, duke iu dhënë mësimdhënësve serbë, edhe dyfishin e pagave”, thotë Morina, sipas të cilit, nxënësit serbë nuk mësojnë gjuhën shqipe, por edhe anasjelltas, derisa gjuha shqipe, si lëndë, mësohet nga nxënësit e komuniteteve boshnjake dhe turke, prej klasës së tretë të shkollës fillore.
Qeveria e Republikës se Kosovës dhe Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, janë të përkushtuar për integrimin e komunitetit serb në jetën institucionale dhe arsimore. Por, ndikimi i qeverisë serbe vazhdon të jetë i madh. Ndërsa çorientimi i kuadrove, edhe më i lehtë, duke pas parasysh zhvillimin e dobët ekonomik në Kosovë dhe dyfishin e pagave që ofrojnë organet shtetërore të Serbisë, për t’i mbajtur gjallë institucionet paralele në Kosovë, jo vetëm në fushën e arsimit, shkruan prestigjiozja gjermane, Deutsche Welle.



Share