• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Withers: Berisha komunist, Rama vizionar!
Nga: Radio SHARRI   
e Diel, 30 Qershor 2013 21:39

john_withers_tiranaTiranë, 30 qershor 2013 - Në një letër dërguar shqiptarëve përmes televizionit “Top Channel”, ish-ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, John Withers, ka thënë se vota e 23 qershorit, ishte një akt historik. Ai ka shtuar se zgjedhjet e fundit parlamentare, rigraduan busullën e historisë kombëtare. “Mbetjet e së shkuarës komuniste u larguan dhe demokracia u rivendos. Ndaj, nuk duhet të ketë kthim prapa”, citohet të jetë shprehur ish-ambasadori Amerikan, përmes letrës së tij, duke shtuar se nuk është i surprizuar me votimin e një jave më parë, pasi, sipas tij, shqiptarët shënuan një tjetër përpjekje për liri. Withers e ka uruar kryeministrin e ardhshëm, Edi Rama, për fitoren e zgjedhjeve, ndërsa për kryeministrin në largim, Sali Berisha, ai është shprehur se rrallë ka qenë dakord me politikat e tij të brendshme, por e ka respektuar atë si njeri. “Ndoshta historia do ta gjykojë atë më drejt”, citohet nga Top Channel, Withers.

Letra e plotë e ish-ambasadorit Withers:

Të dashur miq!

Prej më shumë se një viti, unë kam folur dhe shkruar disa herë dhe për disa raste. Asnjëra nuk ka qenë kaq e mrekullueshme sa sot. Pas disa vitesh tranzicioni, ju, populli i Shqipërisë, folët. Të dielën, më 23 qershor, në një akt të përbashkët kuraje dhe mençurie, ju u deklaruat në mënyrë të jashtëzakonshme, pro lirisë. Veprimi juaj ishte historik dhe admirimi im për ju, gjithmonë i thellë, u thellua edhe më shumë.
Një njeri i madh, dikur ka thënë: “Historia ofron momente të rralla, kur njerëzit kapërcejnë të vjetrën për ta përqafuar të renë, kur një epokë përfundon dhe kur shpirti i një kombi të shtypur gjatë, çlirohet”. I tillë ishte rasti i 23 qershorit në Shqipëri. Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit rigraduan busullën e historisë suaj kombëtare. Mbetjet e së shkuarës komuniste u larguan dhe demokracia u rivendos. Tani e tutje, nuk duhet të ketë më kthim pas. Por, unë besoj se këto zgjedhje janë shumë më shumë se qëndrime politike, shumë më shumë se sa votë për njërën apo tjetrën parti. Në radhë të parë, ato ishin riafirmimi i idealeve të shqiptarëve, që gjithmonë kanë ushqyer dhe trashëguar. Që nga kohët e lashta të historisë, nga Pirro e Teuta, te Skënderbeu e Ismail Qemali, shqiptarët kanë luftuar për liri, shpesh edhe në pamundësi të papërfytyrueshme. Që nga shekujt e errët të pushtimeve, ju keni ruajtur ndezur dritën e shenjtë. Qëndresa juaj e një jave më parë e rikonfirmoi marrëveshjen shpirtërore me paraardhësit tuaj trima dhe në kërkim të pashtershëm të lirisë. Dhe, në këtë kontekst, unë nuk jam i suprizuar; Ju jeni shqiptarë!
Unë nuk mund të them se ju arritët demokracinë perfekte përmes votës, por tani, me besimin dhe përpjekjet e vazhdueshme, ju e keni vendosur në prioritetet tuaja të arritjeve. Dhe, për sa kohë që ju keni si pikësynim këtë sfidë dhe me besim dhe përpjekje për të, do të keni pa pushim mbështetjen e SHBA-ve dhe popullit të saj. Pavarësisht se kë i mbështetët, humbësit apo fituesit, kjo nuk ka rëndësi. Amerika i zgjat dorën të gjithë atyre që e kanë shumë të shtrenjtë demokracinë. Nuk ka rëndësi se kujt partie i bashkohen. Kështu ka qenë gjithmonë, kështu ka për të qenë gjithmonë.
Unë dua t’i përcjell urimet e mia të sinqerta, kryeministrit të ardhshëm, Rama. Ai është një njeri me një inteligjencë unike, perspektivë dhe vizion, i palodhur në devotshmërinë për Shqipërinë. Fitorja e tij ishte e mirëvotuar dhe më se e merituar. Një sërë detyrash janë përpara tij, por askush si ai nuk ka vlerat për t’ju udhëhequr në epokën e re që ju pret.
Më lejoni të them edhe disa fjalë për kryeministrin në ikje, Berisha. Unë rrallë kam qenë dakord me politikat e tij të brendshme, por e kam respektuar atë si njeri. Ndoshta historia do ta gjykojë atë më drejt. Unë i uroj më të mirën në angazhimet e tij të reja.
Në fund, më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për ata që u lënduan në incidentin e përgjakshëm, në ditën e zgjedhjeve. Vdekja e Gjon Gjonit, në Laç, ditën e zgjedhjeve, ishte tragjike. Unë shpreh ngushëllimet e thella për familjarët dhe miqtë.
Në mbyllje, unë ju uroj Ju, miqtë e mi shqiptarë, suksese dhe gëzime në ditët që vijnë. Ruajeni qëndresën që ju drejtoi në këtë triumf, tejet të rëndësishëm! Ruajeni të pastër dritën që ju prin në rrugën tuaj! Sinqerisht: John L. Withers II



Share