• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kroacia agon në Bashkimin Evropian!
Nga: Radio SHARRI   
e Hënë, 01 Korrik 2013 18:59

kroacia_evropaZagreb, 01 korrik 2013 – Kroacia ka nisur sot një kapitull të ri, si shtet i pavarur, që kur është shkëputur nga ish-Jugosllavia. Ky shtet u gdhi sot, si anëtare e 28-të e Bashkimit Evropian. Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë festive, në qendër të Zagrebit, ku fishekzjarrët zbardhen qiellin në mesnatë, që shënuan futjen e këtij vendi në familjen e madhe evropiane. Presidenti, Ivo Jospoviq, e përshkroi ngjarjen si historike, e cila vjen pas dy dekadave, që kur Kroacia përjetoi një luftë të përgjakshme, për pavarësi nga ish-Jugosllavia. Festimet u zhvilluan në sheshin qendror të Zagrebit, ku zuri vend edhe muzika, veçanërisht himni i BE-së “Gëzimi”, i kompozuar nga Bethoven. “Mirëserdhët në Bashkimin Evropian”, tha në kroatisht, Jose Manuel Barroso, president i Komisionit Evropian, duke iu drejtuar turmës. Ndërkaq presidenti kroat, Josipoviq, e cilësoi këtë si ditën më të madhe dhe më të gëzueshme të historisë së Kroacisë. “Kjo ditë shënon hapjen e një kapitulli të ri, në librin e madh të historisë sonë”, tha Josipoviq, i cili më herët iu tha liderëve të vendeve të BE-së, se hyrja e Kroacisë në Bashkimin Evropian, konfirmon se çdo vend i kontinentit të vjetër i përket vlerave kulturore dhe demokratike  që ai manifeston. “Realiteti kroat, pavarësisht nuancave, me të cilat e përjetojmë, është krejtësisht ndryshe nga ai kur kemi nisur rrugën për pavarësi dhe për krijimin e shtetit tonë. Dhe, pikërisht këtë realitet, sot e festojmë me krenari”, ka thënë presidenti  kroat, teksa ngriti dolli me të ftuarit, në darkën solemne. Edhe kryeministri, Zoran Milanoviq, i ka falënderuar mysafirët e vendeve të tjera evropiane, për rëndësinë që i kanë dhënë këtij çasti. “Prania e të gjithë ju në këtë mbrëmje, na mbush me krenari të veçantë, ndërsa mua më frymëzon që, me bindje më të madhe ta shoh gjysmë të mbushur këtë gotë dhe jo gjysmë të zbrazur”, ka thënë Milanoviq.
Në kremten e Kroacisë, kanë qenë të pranishëm zyrtarë të lartë të vendeve të Ballkanit, në mesin e tyre edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ky i fundit ka dhënë tri porosi, se sot është ditë historike për Kroacinë, Ballkanin dhe Kosovën, se Kroacia është shembulli më i mirë për vendet e rajonit, se si të reformojnë dhe modernizojnë shoqërinë dhe se BE-ja, këtë vit, mund të jetë krenare me dy arritje; hyrjen e Kroacisë në bllok dhe marrëveshjen e Kosovës me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. “Dëshiroj fuqishëm që, deri më 2020, të gjitha vendet e rajonit të hyjnë në Bashkimin Evropian”, ka thënë Hoxhaj.
Vendi prej 4.4 milionë banorësh, nga sot u bë shteti i dytë nga ish-Jugosllavia që i bashkohet BE-së, pas Sllovenisë, e cila është anëtarësuar në vitin 2004.


Share