Vdes një punëtor, lëndohen dy të tjerë! |
Nga: Radio SHARRI
|
e Martë, 02 Korrik 2013 21:14 |
Prishtinë, 02 korrik 2013 - Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, sot rreth orës 19:00, në Shkabaj të Prishtinës. Viktimat janë punëtorë, të cilët po punonin për kompanisë “Bechtel & Enka”, e cila po ndërton autostradën “Ibrahim Rugova”, në Kosovë.
Lajmin për vdekjen e njërit nga punëtorët e ka konfirmuar edhe policia, e cila thotë se punëtorët e aksidentuar, besohet të jenë të një kompanie nga Bosnjë e Hercegovina, e cila është e nënkontraktuar nga “Bechtel Enka”. Gjithashtu, mësohet se deri tek aksidenti kishte ardhur, kur një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, ishte rrëzuar dhe punëtorëve u kishte rënë sipër.
|