• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vokrri: S’mund të na ndalë Federata serbe!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 10 Korrik 2013 19:07

fadil_vokrri_ffkBeograd, 10 korrik 2013
- Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka thënë se Federata të cilën ai e drejton, nuk e ka ndërmend të bisedojë me Federatën serbe të Futbollit (FSS), të cilën e drejton, Tomislav Karaxhiq. Ikona e futbollit të Kosovës, mendon se FFK-ja nuk ka nevojë të flasë me krerët e federatës serbe, pasi kjo e fundit, sipas tij, nuk mund ta ndal integrimin e FFK-së në garat ndërkombëtare. “Ne nuk kemi asgjë për të folur. Federata serbe dhe Karaxhiqi, nuk mund të na ndalin. Është çështje ditësh se kurë Kosova do të luajë në kualifikimet evropiane dhe botërore. Në bazë të marrëveshjes së Brukselit, Kosova mund të luajë në Evropë. Ne nuk na intereson qëndrimi i Karaxhiqit apo FSS-së”, ka thënë Vokrri për të përditshmen serbe “Kurir”, duke shtuar se, as që mendon t’i pyes serbët, për veprimet e FFK-së. “Ne kemi bashkëpunim të mirë me Platininë, ndërkohë që Blatter na mbështet shumë”, ka thënë Vokrri, duke pranuar se, kohë pas kohe, dëgjohet me ish-liderët e Partizanit, Nenad Bjekoviq dhe Zharko Zeçeviq, për të cilët thotë se i konsideron si njerëz që i kanë sjellë sukses të madh këtij ekipi serb, pjesë e të cilit ka qenë dhe vetë ai. Vokrri mbahet në mend, kur me ekipin e Partizanit nga Beogradi, ka luajtur kundër Flamurtarit të Vlorës, të cilën ndeshje e kishte fituar kjo e fundit.



Share