• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Pukë, maskat sulmuan dy familje!
e Diel, 14 Korrik 2013 09:50

grabitje_pukePukë, 14 korrik 2013
- Një sulm me armë zjarri që ka ndodhur sot, në orët e para të mëngjesit, ka lënë për pasoj 5 persona të plagosur rëndë, njoftojnë mediat nga Shqipëria, të cilat saktësojnë se, në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë 5 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në “Qafë Qelë”, rreth orës 05:00 të mëngjesit, teksa çifti, Mirjeta dhe Zamir Xhaferaj, së bashku me 2 fëmijët e tyre dhe kunatën, Valbona Kopani, si dhe të shoqin e saj, Astrit Kopani, ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre, kur janë shfaqur 3 persona të maskuar. Astrit Kopani ishte munduar t’iu ikte grabitësve, por këta të fundit nuk kanë kursyer plumbat në drejtim të automjetit të tyre. Si pasojë e shkrehjes së armëve, kanë mbetur të plagosur bashkëshortët, Zamir dhe Mirjeta Xhaferaj, 2 fëmijët e tyre, ku vogëlushja 5 vjeçe është shpënë me helikopter, në gjendje të rëndë shëndetësore, në Spitalin Ushtarak. Një plumb ka qëlluar edhe kunatën e çiftit, Valbona Kopanin. Forca të shumta policore ndodhen edhe sot në vendngjarje, ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. Nga hetimet paraprake, mësohet se çiftet, Kopani dhe Xhaferaj, janë familje të qeta dhe nuk njihen për problematike në Pukë, kështu që policia e ka përjashtuar mundësinë e hakmarrjes. Aktualisht, rasti po hetohet si tentativë grabitjeje me armë.



Share