• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 17.07.2013
e Mërkurë, 17 Korrik 2013 22:15

Prishtinë
- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, e vlerësoi si hap të rëndësishëm fillimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, duke paralajmëruar largimin e dy barrikadave që ndodhen ende në veri të Kosovë. Sipas tij, janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në veri të Kosovës dhe se Qeveria e ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare, që ta monitorojë procesin në gjithë territorin e Kosovës. Kryeministri ftoi të gjithë spektrin politik në veri që të marrin pjesë në zgjedhje.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës miratoi Propozim-vendimin për inicimin dhe zhvillimin e procedurave ligjore, për themelimin e Komunës së Zhegrës.
Prishtinë - Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, është përfshirë në debatin e nxitur, pas synimeve të përsëritura të kryeministrit, Hashim Thaçi, për të krijuar Komunën e Kodrës së Trimave, lagje kjo e kryeqytetit që është bastioni më i fortë i LDK-së. Mustafa ka deklaruar se “teket që i përdor kryeministri Thaçi”, do të çonin në shpërbërjen e plotë të Prishtinës. “Sikur të funksiononte ajo që e thotë kryeministri për Kodrën e Trimave, atëherë do të duhej që Komuna të formoheshin edhe në Dardani, në Velani e kudo tjetër. Por, çfarë do të mbetej pastaj prej Prishtinës”, ka thënë Mustafa, duke vlerësuar se para se të angazhohet për “Komunën e Vranjevcit”, kryeministri do të duhej që të angazhohej për zhbllokimin e procesit për miratimin e Ligjit për Prishtinën.
Prishtinë
- Presidentja, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Luksemburgut, Leon Delvoux, i cili i dorëzoi letrat kredenciale. Presidentja e vlerësoi lartë ndihmën që Luksemburgu i ka dhënë Kosovës, në të gjitha fazat e shtetndërtimit, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Kosovën, duke u shprehur për përkushtimin e institucioneve të Kosovës në avancimin e marrëdhënieve me Luksemburgun.
Ambasadori i Luksemburgut i përcolli presidentes Jahjaga mbështetjen e plotë të vendit të tij, për institucionet dhe popullin e Kosovës.
PRISHTINË
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim ish-kryeadministratorin e Kosovës, Soren Jessen Petersen, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, përfshirë edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes dy vendeve.
Në takim është vlerësuar progresi i Kosovës në të gjitha sferat, me theks të veçantë anëtarësimin në organizatat e fuqishme ndërkombëtare dhe fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim–Asociimit, mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen, potencoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri, Hashim Thaçi, ka bërë punë të mirë në shumë fusha. Ai e vlerësoi lartë lidershipin e kryeministrit Thaçi, në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Prishtinë
- Komisioni qeveritar për Privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), është takuar sot për të shqyrtuar kërkesën operatorit, të shpallur ekonomikisht më të favorshëm për blerje të 75% të aksioneve të PTK-së, për shtyrje prej 3 javësh të afatit për nënshkrim të kontratës për shitje të aksioneve të PTK-së.
Sipas një komunikate të lëshuar nga ky takim, Komisioni ka analizuar rrethanat e krijuara nga kërkesa për shtyrje të nënshkrimit të kontratës dhe ka ardhur në përfundimin, se shtyrja për tre javë e afatit për nënshkrim të kontratës, nuk do të ketë ndikime negative në mbarëvajtjen dhe përmbylljen me kohë të procesit të privatizimit të aksioneve të PTK-së.
Prishtinë
- Për të përmirësuar shërbimin publik, është e nevojshme mbikëqyrja e administratave komunale nga shoqëria civile. Kështu vlerësuan pjesëmarrësit në një konference të organizuar nga OSBE-ja në Prishtinë.
Mbi 25 përfaqësues të shoqërisë civile nga Evropa Juglindore u mblodhën dje dhe sot në Prishtinë, për të shkëmbyer praktikat më të mira në sferën e mbikëqyrjes së Komunave dhe pjesëmarrjes në vendimmarrjen e tyre. OJQ-të që morën pjesë vinin nga Beogradi, Bori, Gjilani, Kërçova, Korça, Nishi, Mitrovica, Novi Pazari, Peja, Podgorica, Prishtina, Prizreni, Shkupi dhe Tirana.



Share