• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Hënë, 02 Nëntor 2009 10:10

Prishtinë - Në bazë të kompetencave të tij kushtetuese, presidenti Fatmir Sejdiu, e shpalli ditën e sotme, ditë zie në nivel kombëtar, duke shprehur kështu dhimbjen e institucioneve dhe popullit të Kosovës, për viktimat e tragjedisë në lumin Tisa.
Departamenti për luftimin e krimit të organizuar në Policinë e Kosovën, identifikoi të shtunën në mëngjes edhe dy viktima të kësaj tragjedie; një nënë dhe një fëmijë, duke çuar kështu në tetë numrin e kufomave të gjetura.
Dyshohet se në barkën që është fundosur në lumin Tisa, i cili ndanë Serbinë dhe Hungarinë, kanë qenë më tepër shtetas të Kosovës, të cilët shfrytëzonin këtë rrugë për të dalë ilegalisht në shtetet perëndimore. (RTK)
Prishtinë - Subjektet politike që garojnë për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, kanë pezulluar aktivitetet parazgjedhore për sot, për të respektuar Zinë Kombëtare, të shpallur nga presidenti i shtetit, në shenjë solidariteti me dhimbjen e familjeve të viktimave të tragjedisë në lumin Tisa.
Nëpërmjet njoftimeve zyrtare, subjektet politike garuese në këto zgjedhje, kanë bërë të ditur se në forma të ndryshme, do të zhvillojnë homazhe për viktimat e kësaj tragjedie dhe do t’iu gjenden pranë familjeve të tyre, në këto çaste të rënda për ta.
Shumë prej subjekteve politike kanë vendosur të pezullojnë edhe fushatat mediale, edhe për faktin se televizionet e licencuara, kanë detyrim ligjor të respektojnë Zinë Kombëtare dhe t’ia përshtatin programin e tyre këtij vendimi të kreut të shtetit. (RTK)
Dragash - Për shkak se dita e sotme është shpallur ditë zie nga kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, AAK-ja në Dragash ka anuluar të gjitha aktivitetet e fushatës parazgjedhore, për sot.
Ndërkaq, të dielën, kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Dragashit, Burim Piraj, dhe kryetari i degës së këtij subjekti politik, i bënë vizitë zyrtare kryesisë së Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Dragash, ku u pritën nga kryetari i kësaj shoqate, Galip Skeraj.
Në këtë takim, Piraj i ofroi mbështetje në çdo aspekt kësaj shoqate dhe të gjithë atyre që morën pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës. (R.SH)
Prishtinë - Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, pas takimeve që ka zhvilluar me krerët më të lartë të vendit tonë, dje ka folur para Kuvendit të Kosovës. “Duhet të jeni shumë krenarë për atë që keni arritur dhe unë i thashë presidentit dhe kryeministrit, se e keni bërë punën shumë më mirë se sa kanë menduar të tjerët”, tha mes tjerash ish-presidenti amerikan, i cili qëndroi në Prishtinë, për të marrë pjesë në inaugurimin e shtatores së tij.
Clinton vlerësoi se Kosova ka konsoliduar institucionet demokratike dhe se është bërë pjesë e FMN-së, ndërkohë që shprehu bindjen se vendi ynë, shumë shpejt, do të jetë edhe pjesë e NATO-s dhe BE-së. (RTK)
Dragash - Banorët e komunës së Dragashit, i boshatisën rrugët të dielën, për ta përcjellë, përmes televizorëve, vizitën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në Prishtinë.
I madh e i vogël, të ngujuar para ekraneve televizive, përcollën çdo detaj nga paraqitja e Clintonit në mesin e qytetarëve të shumtë që kishin mbushur rrugët e kryeqytetit.
Që të gjithë, thanë se e shikojnë me admirim paraqitjen e heroit të  Kosovës, njeriut të madh, i cili para dhjetë vjetësh e shpëtoi popullin tonë nga gjenocidi.
Banorët nga Dragashi, nuk e fshehën lakminë për të gjithë ata që patën mundësi ta shohin nga afër, siç thanë, shpëtimtarin e kosovarëve. (RTK)
Prizren - Subvencionimi i shtetit për 300 bujq prizrenas, duke ndarë nga 150 kilogramë farë gruri, ndikoi në rritjen për pesë për qind të sipërfaqes së mbjellë në arat e kësaj komune.
Pos ndihmës nga Ministria e Bujqësisë, edhe komuna e Prizrenit ka ndarë një fond prej 20 mijë eurosh, për të ndihmuar rreth 300 fermerë të kësaj ane.
Jakup Kastrati, zyrtar komunal për bujqësi, tha se, për dallim nga vitet paraprake, kur tokat e mbjella ishin më të pakta, sidomos ato me grurë, këtë vjeshtë sipërfaqet e tyre do të rriten, ndërsa vetëm me grurë do të mbillen 10 për qind më shumë. (KosovaLive)
Share