• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Clinton: Kosova, shumë shpejt, pjesë e NATO-s dhe BE-së
e Hënë, 02 Nëntor 2009 12:22

bill_clinton

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, pas takimeve që ka zhvilluar me krerët më të lartë vendit, ka folur para Kuvendit të Kosovës, ku ka theksuar se, populli i Kosovës duhet të jetë krenar për atë që ka arritur. “...Duhet të jeni shumë krenarë për atë që keni arritur dhe unë i thashë presidentit dhe kryeministrit se e keni bërë punën, shumë më mirë se sa kanë menduar të tjerët”, tha mes tjerash ish-presidenti amerikan, i cili qëndroi në Kosovë, për të marrë pjesë në inaugurimin e shtatores së tij në Prishtinë.
Clinton vlerësoi se Kosova ka konsoliduar institucionet demokratike, ndërkaq, duke kujtuar se Kosova tashmë është pjesë e FMN-së, tha se shumë shpejt Kosova do jetë edhe pjesë e NATO-s dhe BE-së. Ai po ashtu përgëzoi institucionet e vendit për punën e mirë që kanë bërë me pakicat. “Mund t’ju siguroj të vazhdoni punën, që pakicat të integrohen plotësisht, dhe ju do ta bëni këtë sepse jeni pjesë e botës së shek 21”, tha Clinton, duke inkurajuar popullin e Kosovës të mendojë për të ardhmen dhe jo për të shkuarën.
Në fjalën e tij, Clinton nuk harroi të përshëndesë kontributin e çmuar të presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, dhe tu përcillte kosovarëve përshëndetjet nga sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.
Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se Clinton ka pasur një rol të veçantë në pavarësinë e Kosovës, ndaj, sipas tij, Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse ndaj ish-presidentit Clinton. "Qytetarët e vendit tim do të jenë përherë mirënjohës dhe falënderues, për përkrahjen në të gjitha periudhat, si dhe për vendimin kapital që morët në një moment të vështirë dhe dramatik, për të ndërhyrë ushtarakisht dhe për të ndalur spastrimin etnik që po kanoste një popull të tërë dhe vrasjen e tij kolektive të planifikuar", tha Sejdiu.
Kryeministri, Hashtim Thaçi, tha se sot “nderojmë mikun tonë të madh”, duke i shprehur atij mirënjohje për ndihmën e dhënë. “Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, është hero i madh për Kosovën”, theksoi Thaçi.
Duke shprehur mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Kosovës për ish presidentin Clinton, kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, tha se ishte vendimi i tij që ka ndaluar pastrimet dhe vuajtjen e popullit të Kosovës.
Më pastaj, presidenti Clinton, i shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi, me prezencën edhe të diplomatëve ndërkombëtarë në vendin tonë, u drejtua drejt sheshit “Bill Clinton”, ku u bë edhe inaugurimi solemn i shtatores së tij, me ç’rast u prit në mënyrë madhështore dhe me ovacione nga mijëra qytetarë, jo vetëm nga Kosova por edhe nga vendet fqinje.
Vizita e presidentit Klinton në Kosovë, është e treta me radhë, që prej përfundimit të luftës dhe e para, që prej shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008.
Share