• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Konfirmohen aktakuzat ndaj Fatmir Limajt!
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 30 Korrik 2013 12:10

fatmir_limaj_akuzaPrishtinë, 30 korrik 2013
- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar të hënën pjesërisht aktakuzën ndaj deputetit, Fatmir Limaj, si dhe të pandehurve të tjerë, në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. Gjykatësja, Ana Adamska Galant, në aktvendimin e lëshuar e ka konfirmuar aktakuzën, në lidhje me katër vepra penale që i ngarkohen Fatmir Limajt, ndërsa e ka rrëzuar aktakuzën për tri vepra të tjera. “Gjykata gjeti prova të mjaftueshme për dyshim të bazuar mirë, se të pandehurit, Fatmir Limaj, ish-ministër i MTPT-së, Nexhat Krasniqi, ish-shef i prokurimit në MTPT dhe Endrit Shala, ish-shefi i kabinetit dhe këshilltar politik i Fatmir Limajt, formuan një grup të organizuar kriminal, i cili kreu vepra të rënda penale të shpërdorimit të pozitës ose autoritetit zyrtar dhe marrjes së ryshfeteve”, thuhet në njoftim, sipas të cilit, Fatmir Limaj do të shkojë në gjykim për veprën penale, krim i organizuar, shpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar dhe marrjes së ryshfeteve, si dhe mosdeklarim të parave të marra për fushatë. Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tomë Gashi, tha se aktvendimi i shpallur, pas shumë pritjesh, konfirmon që rasti do të shkojë në gjykim dhe se, sipas tij, kjo pritet të ndodh në shtator të këtij viti.



Share