• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vdes, nga pickimi i grenzës!
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 30 Korrik 2013 13:16

grenzaTetovë, 30 korrik 2013
- Jusuf R. (33) nga fshati Miletinë e Tetovës, vdiq pasi atë e kishte pickuar grenza. Sipas dëshmitarëve nga fshati Miletinë, pas iftarit, Jusufi kishte dalë në kafene me shokët e tij dhe, papritmas kishte ndjerë një pickim në shpinë. Fillimisht, Jufusi nuk i kishte dhënë shumë rëndësi këtij pickimi, i cili ishte nga grenza. Por, më vonë, gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar dhe ai ikën me vrap për në shtëpi.
Familjarët e tij kishin ndërmarrë gjithçka që ishte e mundur, për t'ia përmirësuar gjendjen, pikërisht në momentin kur gjendja e tij shëndetësore, me shpejtësi të madhe përkeqësohej. Ata nuk e kishin ditur se ai ishte alergjik ndaj pickimit të grenzës. Menjëherë e kishin dërguar në ambulancën e fshatit Çellopek, por, përpjekjet e mjekëve për t'ia shpëtuar jetën, ishin të kota. Rrugës për në Spitalin e Tetovës, Jusufi kishte ndërruar jetë. Banorët e fshatit Miletinë, thonë se Jusufi ishte njeri i qetë, punëtor i madh, i martuar, dhe kishte një fëmijë.



Share