• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vajza e Bill Klintonit vizitoi Butrintin!
e Hënë, 12 Gusht 2013 10:28

chelsea_clinton_butrintButrint, 12 gusht 2013
- Mediat në Shqipëri kanë raportuar se, Çelsi Klinton, e bija e ish- presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, e ka vizituar këtë fundjavë Parkun Kombëtar të Butrintit, në Shqipëri, e shoqëruar nga bashkëshorti, Mark Mezvinski. Ajo është njohur më historinë mijëvjeçare të Butrintit nga drejtori i këtij parku, Rajmond Kola. E bija e ish-presidentit Klinton, 30-vjeçarja Çelsi, gjatë qëndrimit për tre orë në Butrint, ka shfaqur interes të madh për gërmimet arkeologjike, teksa ka vizituar amfiteatrin dhe muzeun e Butrintit. Drejtori i Parkut është shprehur se Çelsi ka mbetur e mahnitur të shtunë nga historia dhe bukuria e këtij parku arkeologjik.
Vizita e znj. Klinton ishte tërësisht private dhe se ajo nuk ka kërkuar fare ndihmën e autoriteteve të Shqipërisë për ta shoqëruar, njoftojnë mediat lokale, duke shtuar se ajo erdhi në Butrint me një jaht nga ishulli grek, Korfuzi.
Butrinti mbetet një nga pikat turistike më tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj këtë sezon veror. Kjo pasuri e trashëgimisë botërore, e cila mbrohet nga UNESCO, mban në vetvete gjurmët, nga periudha arkaike e deri në atë moderne, prandaj nuk mund të mos ishte në listën e vendeve më të preferuara për tu vizituar nga Çelsi Klinton. Parku Kombëtar i Butrintit, ditët e fundit është bërë mjaft tërheqës për vizitorët. Ai, vitin e kaluar është vizituar edhe nga këngëtari i njohur, Xhon Bon Xhovi.
Autoritetet kanë thënë se, vetëm të shtunën, Butrinti është vizituar nga 1500 vizitorë, shifër kjo që e kanë vlerësuar të jetë rekorde. Butrinti, ose Buthrotum, siç njihet me emrin e lashtë, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 kilometra në jug të Sarandës.



Share