• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Malishevë fillon spërkatja e rriqrave!

malisheva_rriqrat_dezinsektimiMalishevë, 15 gusht 2013
- Kompania, e cila është përfaqësuese e një kompanie amerikane dhe pjesë e ekipit punues, fillon sot punën në dezinsektimin e rriqrave në komunën e Malishevës, me synim ndikimin pozitiv në parandalimin e përhapjes së etheve hemorragjike-Krime Kongo, e rrjedhimisht edhe parandalimin e rasteve të mundshme të vdekjes. Të paktën kështu mendojnë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Zëdhënësi i kësaj Ministrie, Faik Hoti, thotë se deri më tash, për zvogëlimin e pasojave, janë ndarë mbi 500 mijë euro. “Ministria e Shëndetësisë, sivjet ka ndarë 159 mijë euro për dezinsektim selektiv. Pastaj edhe 350 mijë euro të tjera për sigurimin e terapisë për trajtimin e të prekurve dhe së fundmi, qeveria ka lejuar edhe 100 mijë euro për zvogëlimin e pasojave nga ethet hemorragjike”, tha Hoti, sipas të cilit, tani është një fazë tjetër e dezinsektimit selektiv që po bëhet në komunën e Malishevës, Rahovecit dhe komunat tjera, që njihen si zona endemike për ethe hemorragjike. “Kjo fazë ka për qëllim që vatrat të cilat njihen si më intensive, sa i përket paraqitjes së etheve hemorragjike, të përfshihen në një dezinfektim tjetër”, tha Hoti. Nga ana tjetër, Kurtesh Sherifi, profesor i Parazitologjisë me Sëmundje Invazive dhe Ligjshmëri Veterinare, thotë se institucionet po veprojnë vetëm kur shkaktohen vdekjet e njerëzve. “Të merresh me pasojat e një problemi mjaft të madh, është veprim i vonuar. Këtu duhet që gjatë tërë vitit të punohet në një bashkëpunim ndërinstitucionalë dhe të ndahet edhe një buxhet i caktuar”, tha Sherifi, transmeton RTK.
Fushata e dezinsektimit ka filluar nga muaji prill i këtij viti dhe do të vazhdojë deri në shtator, kur edhe konsiderohet se mund të bie fluksi i paraqitjes së rasteve të reja.



Share