• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Komuna e Dragashit - KONKURS
e Martë, 03 Nëntor 2009 19:25

StemaKS                                 Republika e Kosovës                          DragashAmblema
Rpublika Kosova/ Republikc of  Kosovo
Komuna e Dragashit/ Opština Dragaš/ Daragash Municipality
 Dt.02.11.2009
Nr. 111-958
 
Në bazë të kërkesës së Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë dhe, duke u bazuar në nenin 2 të Urdhëresës Administarive, nr. 03/2009, lidhur me procedurat e zgjedhjes së drejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore, Shërbimi i Personelit, pranë Komunës së Dragashit, shpallë këtë:
 
K O N K U R S
 
Për plotësimin e vendit të lirë të punës: 
  1. Drejtor në Shkollën e Mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash
Kushtet:
 
Kandidatët, të cilët konkurrojnë, duhet t’i plotësojnë këto kushte: 
  1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
  2. Të kenë të kryer njërin nga fakultetet përkatëse, të licencuara, të Universitetit të Prishtinës apo të fakulteteve private, të akredituara dhe të licencuara nga MASHT-i.
  3. Të kenë, më se paku (3) tre vjet përvojë pune në arsim
  4. Të posedojnë edhe këto dokumente:
 
  1. Certifikatën e lindjes
  2. Diplomën e Fakultetit të kryer
  3. Dëshminë për përvojën e punës
  4. CV-në, sipas modelit të MASHT-it
  5. Rekomandimin nga një person, apo institucion publik-kredibil
  6. Programin zhvillimor të institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, për të cilin ka konkurruar (më së shumti 5 faqe, me tekst prej 30 rreshtash, në formatin (A-4)
  7. Certifikatën e trajnimeve të zhvilluara
  8. Certifikatën shëndetësore, me të cilën dëshmohet gjendja e tij /saj shëndetësore
  9. Certifikatën që dëshmon se nuk është i dënuar apo nën hetime.
 Detyrat e punës:
 
Të planifikoj, organizoj dhe të bashkërendisë punën në shkollë. Në bashkëpunim me DKAK-në, merr vendime të ndryshme, që kanë të bëjnë me funksionimin e punës në shkollë.
 
Kohëzgjatja:
 
Marrëdhënia e punës krijohet përmes kontratës, në pajtim me ligjin për Shërbimet Civile të Kosovës dhe zgjatë katër (4) vjet.
 
Formularët për konkurrim merren në Zyrën e Shërbimit të Personelit, ku edhe dorëzohen aplikacionet, me dokumentet tjera përkatëse.
 
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në mjetet e informimit.
 
Nga: Komuna e Dragashit - Shërbimi i Personelit
Share