• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Serbia bllokon biznesin ndërshqiptar!
e Enjte, 29 Gusht 2013 09:31

kamionet_dogana_vermiceVërmicë, 29 gusht 2013 - Bizneset nga Shqipëria dhe ato nga Kosova, po e kundërshtojnë një vendim të Qeverisë së Kosovës, i cili ndryshon procedurat e zhdoganimit për eksportet nga Shqipëria. Alban Zusi, kreu i Shoqatës së Eksportuesve të Shqipërisë, tha se vendimi u jep fund në praktik shkëmbimeve tregtare, Shqipëri-Kosovë. “Çdo kamion që vjen nga Shqipëria, sipas këtij vendimi, duhet të shkojë në terminalin doganor. Aktualisht janë vetëm tre terminale, në të cilat kostoja e parë shtesë, është 40 euro për parkim, e që është shumë e lartë, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe në gjithë Evropën. Ne kemi bërë kërkimet tona dhe, në asnjë pikë doganore në Evropë, nuk na rezulton një tarifë e tillë doganore”, tha Zusi, sipas të cilit, kostot shtesë të parkimit nuk janë të vetmet që u janë ngarkuar eksportuesve nga Shqipëria. “Ka një kosto të shtuar të transportit dhe, në të njëjtën kohë, ka edhe një kosto tjetër të pa llogaritur, që është kostoja kohore, e cila kushton shumë. Në qoftë se, deri para 1 gushtit, një shofer me një mjet transporti kryente 6 rrugë në javë, aktualisht, me këto rregullat e reja, i njëjti shofer kryen vetëm tre rrugë në javë”, tha Zusi, të cilin e transmetojnë mediat nga Shqipëria. Nga ana tjetër, biznesmenët nga Kosova thonë se, vendimi ka motive të forta për të dyshuar në korrupsion, madje, pas tij fshihen edhe veprime antikombëtare. “Kosova ishte e pushtuar nga Serbia dhe strukturat e saj që kanë mbetur në Kosovë, nuk mund të zhbëhen për një 24 orë. Në fakt, ato struktura kanë ndikim. Është një lob i njerëzve, të cilët nuk mund ta pranojnë që produktet nga Shqipëria të vërshojnë tregun e Kosovës. Edhe Qeveria është e prekur nga lobe të interesit”, thotë, Yzer Gashi, importues nga Kosova.
Tregtia mes Kosovës dhe Shqipërisë nisi të gjallërohej dy vjet më parë, kur një konflikt i atëhershëm doganor, mes Kosovës dhe Serbisë, i riorientoi shkëmbimet tregtare kah Shqipëria. Bizneset e Kosovës, gjatë këtij konflikti doganor me Serbinë, iu drejtuan Shqipërisë për import, por që sot po dyshohet se dikush do ta ndërpresë këtë rrugë, për ta hapur nga Serbia, ku më shumë përfitojnë grupe të ndryshme interesi.



Share