• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shkëlzen Maliqi, këshilltar i Ramës!
e Enjte, 29 Gusht 2013 13:43

shkelzen_maliqi_keshilltarTiranë, 29 gusht 2013
- Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, përmes faqes së tij në Facebook, ka njoftuar se e ka emëruar publicistin dhe analistin nga Kosova, Shkëlzen Maliqin, këshilltar personal për çështjet rajonale, duke e quajtur atë si intelektual të madh dhe të pavarur të Kosovës. "Kabineti i ri i kryeministrit do të ndryshojë thellësisht. Numri i madh deri më sot i këshilltarëve, do t'ia lër vendin një bërthame strategjike njerëzish, me cilësi të spikatura, të cilët do të luajnë rol kyç në përgatitjen e vendimmarrjes. Njëri prej tyre do të jetë edhe një intelektual i mirënjohur e i mosvarur, që do të vijë nga Prishtina, për të ndihmuar në jetësimin e rolit që parasheh për Shqipërinë në rajon, programi ynë i Rilindjes - Shkëlzen Maliqi", ka shkruar Rama, sipas të cilit, emërimi i Shkëlzen Maliqit në kabinetin e tij, lidhet me proceset integruese të rajonit në BE. "Ne duam të ecim më shpejt në drejtim të Kosovës dhe të fqinjëve të shqiptarëve në tërësi, për të mundësuar të gjithë bashkë projektin e një rajoni plotësisht të integruar në Evropën e Bashkuar. Marrëveshja e Kosovës me Serbinë ka shënuar fundin e konflikteve të bartura nga ish-Jugosllavia dhe ka hapur një horizont të ri mundësish, që na takojnë ne, njerëzve të këtyre territoreve që t'i kthejmë ato në zhvillim ekonomik, social e kulturor rajonal, pa humbur vite të tjera të çmuara. Shkëlzen Maliqi na është bashkuar për këtë qëllim të lartë fisnik", ka thënë Rama.



Share