• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Të rinjtë nga Serbia që studiojnë shqipen!
e Diel, 01 Shtator 2013 18:53

serbet_mesojne_shqipPrishtinë, 01 shtator 2013
- Gjuha shqipe është e bukur, e veçantë dhe e domosdoshme për komunikim, jo vetëm me fqinjët, por është e nevojshme edhe për shumë arsye në Serbi. Kështu e kanë vlerësuar gjuhën tonë disa albanologë të rinj nga Serbia, të cilët kanë ndjekur kurset për mësimin e gjuhës shqipe, në Seminarin e 32-të të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, i cili ka përfunduar ditë më parë në Prishtinë.
Në rubrikën e përjavshme "VOX" të Radios Evropa e Lirë, ata flasin për arsyet, se përse e studiojnë albanologjinë, si i kanë vijuar kurset, si dhe çfarë kanë parë dhe përjetuar në Kosovë. Të gjithë ata kanë shfaqur dëshirën që të flasin për këtë rubrikë, në gjuhën shqipe por edhe serbe në rast vështirësish.
Maria Popoviq, nga Beogradi, është në vitin e katërt të studimeve për Gjuhë shqipe, në Fakultetin Filologjik të Beogradit. Në Kosovë, thotë se vjen për herë të parë dhe, sipas saj, kurset në seminar i kanë ndihmuar shumë për të përmirësuar të folmen në gjuhën shqipe. “Për herë të parë jam në Prishtinë por edhe në seminar. Nuk kam qenë në Prishtinë, apo në Kosovë më herë. E kam përmirësuar gjuhën dhe më duket tash po flas më mirë. Vitin e kaluar isha në Tiranë, një muaj, gjithashtu për gjuhën, për seminarin, që më ka ndihmuar në të njëjtin nivel sikurse ky seminar tash. Besoj se tash flas më mirë. Këtu komunikojmë në shqip, në serbisht, në anglisht, në bullgarisht etj”, tregon Maria.
Monika Mariq, nga Mitrovica e Sremit, po ashtu studion Gjuhën shqipe dhe tashmë e ka përfunduar vitin e parë të studimeve në Beograd. Në Kosovë ajo ka ardhur për herë të parë. Ende flet me vështirësi në shqip, por kurset që ka vijuar në seminar, thotë se e kanë ndihmuar mjaft. “Unë jam këtu për herë të parë dhe më pëlqen këtu shumë. Në kurse, kam mësuar shumë. Profesoresha flet vetëm shqip dhe unë kam kuptuar gjithçka që ajo ka thënë. Ka shumë studentë të huaj këtu dhe është mirë”, shprehet Monika.
Damian Filipoviq, nga Vërshaci, ka mbaruar vitin e dytë të studimeve për Gjuhë shqipe, në Fakultetin Filologjik në Beograd. Në Prishtinë thotë se ka ardhur për herë të parë dhe shpreh mendimin se Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është vendi i duhur për ta mësuar mirë shqipen. “Mendoj se është shumë mirë për studentët që e mësojnë gjuhën shqipe, që të vijnë këtu, sepse është një mundësi e mirë për të mësuar gjuhën dhe përmirësuar diturinë. Gjuha shqipe është një gjuhë e veçantë, indoevropiane, ani pse nuk është nga grupi i madh, si gjermanishtja ose frëngjishtja. Është e izoluar dhe nuk ka shumë njerëz në Evropë që e dinë shqipen”, thotë Damiani.
Danica Avramoviq, është nga Jagodina dhe studion gjuhën shqipe, tash e 2 vjet, në Beograd. Ajo e konsideron të veçantë këtë gjuhë dhe kjo e ka shtyrë ta studiojë atë. “Të gjithë studiojnë në anglisht, gjermanisht. Shqipja është një gjuhë, për mua, e veçantë. Nuk e di, është pak ndryshe. Ne në fakultet studiojmë gjuhën letrare dhe këtu (në seminar) kemi dëgjuar edhe dialektin gegë. Mendoj se kjo është mirë, sepse nuk kemi mundësi që ta dëgjojmë në fakultet, në këtë mënyrë, të folmen e kësaj gjuhe”, thotë Avramoviq.
Valentina Bahtjari, me përkatësi etnike gorane, por që jeton për shumë vite në Kragujevc, thotë se ka mbaruar vitin e tretë të studimeve për gjuhën shqipe në Beograd. Në Kosovë ka ardhur disa herë dhe, thotë se e do gjuhën shqipe, prandaj edhe i është qasur studimit të saj. “Unë e dua gjuhën shqipe dhe mendoj se ajo është shumë interesante, por edhe dega e kulturës, dega e folklorit. Për shembull, dega e dialekteve, nuk është shumë e zbuluar dhe duhet dikush nga Ballkani që të merret me të. Unë shpresoj që do të jem gjuhëtarja e gjuhës shqipe”, shpreh dëshirën e saj, Valentina.



Share