Tre të vdekur, në aksident zinxhiror! |
Nga: Radio SHARRI
|
e Martë, 03 Shtator 2013 11:08 |
Kumanovë, 03 shtator 2013 - Rreth orës pesë të mëngjesit të sotëm, në rrugën Kriva Pallankë-Kumanovë, në Maqedoni, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, në të cilin kanë humbur jetën tre persona, kurse katër të tjerë kanë marrë lëndime të rënda. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Njëra tip BMW, me targa bullgare, por që drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë, një “Golf” me targa të Kosovës dhe një automjet i tipit “Tiko”, me targa të Maqedonisë. Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë drejtuesit e tri automjeteve, kurse lëndime kanë marrë dy bashkudhëtarë nga automjeti “Golf” dhe dy të tjerë nga automjeti “Tiko”. Siç njoftojnë mediat nga Maqedonia, të lënduarit janë transferuar në spital dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, policia ende nuk e ka zbuluar identitetin e personave të vdekur. Nuk dihet ende shtetësia e drejtuesit të automjetit “Golf”, me targa të Kosovës, pasi shumë shtetas të Maqedonisë posedojnë automjete me targa kosovare, me që kanë shtetësi të dyfishtë.
|