• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nëntori i bashkon qeveritë, në Prizren!
e Premte, 06 Shtator 2013 21:22

rama_thaci_bashkeTiranë, 06 shtator 2013 - Shqipëria dhe Kosova u zotuan sot për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh. Kjo u konfirmua nga kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi. Që të dy kryeministrat paralajmëruan organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive. “Jemi dakorduar që, gjatë muajit nëntor, në Prizren të mbajmë mbledhjen e parë të përbashkët të dy kabineteve qeveritare, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Gjithashtu jemi dakorduar që të angazhohemi edhe për festimin e 101-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Do të punojmë bashkërisht që të kemi angazhime edhe më të mëdha, më të shpejta, më efikase, për Shqipërinë evropiane dhe për Kosovën evropiane”, tha kryeministri Thaçi. Ndërkaq, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka paralajmëruar se do ta vizitojë Prishtinën, menjëherë pasi qeveria e tij të votohet në Kuvend, tha se mbledhjet e përbashkëta mes dy kabineteve, do të bëhen traditë. Ai e vlerësoi Qeverinë e Kosovës, për bisedimet dhe marrëveshjen me Beogradin, e cila, sipas Ramës, hap një epokë të re edhe për rajonin. Të njëjtin vlerësim për Hashim Thaçin dhe qeverinë që drejton ai, e bëri me herët edhe kryeministri në largim i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili mori falënderime për mbështetjen, që Tirana i ka dhënë Prishtinës, në të gjitha fazat e rëndësishme që ka kaluar Kosova, si dhe për njohjet ndërkombëtare. Një falënderim i veçantë nga ana e tij, Thaçi ia bëri Berishës për realizimin e projektit të Rrugës së Kombit. Në Tiranë, kryeministri Thaçi sot ka zhvilluar edhe takime të tjera, si ai me kryetarin e shtetit, Bujar Nishani, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.


Share