LB-ja garon, vetëm me një kandidat! |
Dragash, 11 shtator 2013 - Lëvizja për Bashkim (LB) në Dragash, në zgjedhjet e nëntorit do të garojë, vetëm me një kandidat për këshilltar në Kuvendin e Komunës së Dragashit. Ai është, Merdian Sylejmani, koordinator i kësaj lëvizjeje në Dragash. Në një prononcim për radion tonë, Sylejmani ka thënë se, synim i kësaj lëvizjeje është pjesëmarrja legjitime në legjislacionin e Komunës, në të cilin do të jepte gjithë kontributin e këtij subjekti politik. "Ne jemi të vetëdijshëm, se nuk mund ta marrim pushtetin. Por, synimi ynë është që të japim kontributin tonë në legjislacion, duke e përfaqësuar zërin e popullatës. Kjo, sepse jemi dëshmitarë se, këshilltarët aktualë, më shumë debatojnë për interesat e tyre partiake, apo edhe personale, se sa për interesat e qytetarit. Prandaj, ne do të jemi zëri i qytetarit, aty ku ka efekt", tha Merdian Sylejmani.
|