• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Fundi i betejës së Fatmir Limajt!
e Martë, 17 Shtator 2013 19:37

fatmir_limaj_lirohetPrishtinë, 17 shtator 2013 - Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës, më 1999, në atë që njihet si "Rasti Kleçka", janë shpallur të pafajshëm. Pas këtij vendimi është deklaruar edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga EULEX-i, Jonathan Ratel. Ai tha se Prokuroria e pranon aktgjykimin e sotëm, i cili, siç tha, nuk duhet të kuptohet si ndjekje e UÇK-së, por e disa individëve. “Gjykata e ka dhënë vendimin e saj, në këtë ndjekje shumë të vështirë dhe të gjatë. Ne e respektojmë vendimin e gjykatës dhe e dinim që nga fillimi se kjo do të jetë një ndjekje e vështirë. Megjithatë, drejtësia kërkon që edhe ndjekjet e vështira penale të shkojnë përpara. Ne do ta shqyrtojë aktgjykimin me kujdes dhe do t’i marrin parasysh të drejtat tona për tu ankuar. Në fund, konstatoj se ky rast nuk ishte një ndjekje e UÇK-së, por ishte ndjekje e individëve të caktuar”, thuhet në reagimin e kryeprokurorit Ratel.

Limaj: Gjykata vërtetoi ato që kam thënë para tre vjetësh!

Fatmir Limaj nuk u shfaq me eufori para opinionit. Ai deklaroi shkurt, se i kishte thënë të gjitha para tre vjetësh dhe nuk ka çfarë të shtojë sot. Sipas tij, gjykata i vërtetoi ato që i kishte thënë qysh atëherë. Pas daljes nga salla, Limaj, i shoqëruar nga duartrokitje të mëdha të qytetarëve, shprehu mirënjohje të veçantë për Trupin Gjykues, i cili, sipas tij, vendosi mbi bazën e provave dhe fakteve. “Më lejoni së pari t’ju shpreh falënderim të gjithë atyre qytetarëve që kanë pasur besim në fjalët tona, në luftën tonë, në drejtësinë tonë dhe në atë që kemi thënë. Pas një procesi të gjatë dhe shterues, Trupi Gjykues, të cilit i shpreh mirënjohje, mbi bazën e provave dhe fakteve mori këtë verdikt për të më shpallur mua dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, të pafajshëm”, tha Limaj.
Gjykata vendosi për lirimin e Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke i shpallur të pafajshëm për veprat që u ngarkoheshin, lidhur me Rastin “Kleçka”. Kjo është hera e dytë që Limaj shpallet i pafajshëm për këtë rast, në të cilin, dëshmitar kryesor ishte, Agim Zogaj, i njohur ndryshe si “Dëshmitari X”.

Bashkëluftëtarët e përgëzojnë Limajn

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, e përgëzuan komandantin e ZO të Pashtrikut, Fatmir Limaj, si dhe bashkëluftëtarët e tjerë, për fitoren e radhës. “Pas fitores në luftë dhe fitores në Hagë, dita e sotme do të shënohet si ditë e fitores kundër persekutimit dhe luftës psikologjike që po bëhet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj. Ne shfrytëzojmë këtë rast të gëzuar, që të urojmë për këtë fitore të madhe, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, si dhe tërë popullin shqiptar, i cili me ankth po përcjell çdo proces të montuar e të gatuar nga Beogradi, me qëllim të njollosjes së vlerave të shenjta të luftës sonë çlirimtare. Procesi i ashtuquajtur “Kleçka”, jep një mesazh shumë të qartë për të gjithë kolaboracionistët, se nuk ka forcë që e njollos luftën e drejtë të popullit për liri dhe se nuk ka forcë që mund të barazojë viktimën dhe agresorin. Ne ngadhënjyem kundër pushtuesit në luftë, e jemi ngadhënjimtarë edhe në paqe”, thuhet në urimin e bashkëluftëtarëve të Limajt.

Thaçi e Krasniqi përshëndetën lirimin e Limajt

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e përshëndeti vendimin për shpalljen e pafajësisë së komandantit të UÇK-së, Fatmir Limaj, si dhe bashkëluftëtarëve të tij. Kryeministri Thaçi tha se, me këtë proces gjyqësor, u dëshmua edhe një herë pastërtia e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Qeveria e Republikës së Kosovës, që nga fillimi i këtij procesi ndaj komandantit Fatmir Limaj dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, ka besuar fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe në drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur kryeministri, Hashim Thaçi, përmes një deklarate për publik.
Edhe kryekuvendari, Jakup Krasniqi, e ka përshëndetur lirimin e Fatmir Limajt dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij. “Me rastin e lirimit të Fatmir Limajt dhe të tjerëve, nga akuzat e padrejta, ju dëshiroj më të mirat në jetë, punë e familje! Urime!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


Share