• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Edi Rama, sipas “Neue Zürcher Zeitung”
e Martë, 17 Shtator 2013 20:51

edi_rama_politikanCyrih, 17 shtator 2013
- Gazeta zvicerane "Neue Zürcher Zeitung", ka portretizuar në numrin e sotëm figurën e drejtuesit të qeverisë së re të Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama. Që në fillim, kjo gazetë shpreh skepticizëm tek premtimet e Ramës, për faktin se, në bashkëqeverisje ka njeriun, për të cilin kjo gazetë shkruan së është më i korruptuari në vend. "Rama (49 vjeçar), është 20 vjet më i ri se rivali i tij kryesor prej disa vitesh, Sali Berisha. Ai i përket një brezi të ri politikanësh. Ish-lojtari i basketbollit, që ia doli të ngjitej deri në kombëtaren shqiptare, dallohet me shtatin e tij të lartë, nga masa e politikanëve tjerë shqiptarë. Edhe e shkuara e tij, si piktor, nuk është tipike. Rama u angazhua në protestat e studentëve kundër nomenklaturës, e cila pas vdekjes së diktatorit, Enver Hoxha, mori të gjithë pushtetin në dorë. Por, i deziluzionuar nga politika, ai iu rikthye artit, fillimisht si docent, pastaj si piktor, në Paris", shkruan autori i artikullit, Thomas Fuster, për të vazhduar se politikën, Rama e përshkruan me fjalë të tjera, si "stadi më i lartë i artit konceptual".
Joshja ndaj pushtetit, e bëri Ramën që të kthehej në vendlindje, në vitin 1998, duke ndjekur ofertën e Fatos Nanos, për tu bërë ministër i Kulturës. Por, fuqi politike, bohemi fitoi pas zgjedhjes së tij në krye të bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë. Për ripërtëritjen e Tiranës, Rama u lëvdua edhe nga banorët e Shqipërisë, por edhe nëpër botë. Tani, Rama ka mbërritur aty ku donte. Por, në rrugën drejt kreut të qeverisë, Rama është larguar nga idealet e larta. Këtë e reflekton edhe koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), e cila drejtohet nga ish-kryeministri, Ilir Meta. "Ilir Meta konsiderohet si njëri nga politikanët më të korruptuar të Shqipërisë dhe mishëron, pothuajse në formën më të pastër, një sistem politik që është i bazuar kryesisht tek nepotizmi dhe klientelizimi, si dhe favorizimi i miqve. Prandaj, tingëllojnë boshe premtimet e Ramës, që me një dorë mrekullie, do të krijohen 300 mijë vende pune, dhe se do të luftohet me efektivitet korrupsioni në Shqipëri", përfundon artikullin e tij në gazetën "Neue Zürcher Zeitung” autori, Thomas Fuster.


Share