• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Premte, 06 Nëntor 2009 21:21

Dragash
- Në kuadër të Fushatës parazgjedhore, sot në Dragash qëndroi kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij partiak.
Thaçi, në tubimin me qytetarë, bëri shpalosjen e programit dhe vizionit të partisë së tij, për komunën e Dragashit, gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçarë.
Edhe kësaj radhe, Thaçi premtoi mbështetje të fortë të qeverisë, për pushtetin lokal, ndërkohë që i ftoi qytetarët që të jenë të disiplinuar në ditën e zgjedhjeve, të dalim masovikisht dhe të votojnë për partinë që drejton ai, si dhe për kandidatin e kësaj partie për kryetar të Dragashit, Salim Jenuzin.
Dragash - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij partiak, sot qëndroi në komunën e Dragashit, për ta promovuar programin e kësaj partie për këtë komunë dhe kandidatin për kryetar, Burim Pirajn.
Në kuadër të Fushatës Parazgjedhore të AAK-së, Haradinaj, bashkë me Burim Pirajn, shpalosën programin para qytetarëve të fshatit Restelicë dhe atyre të fshatit Shajne.
Në të dy këto vendbanime, Haradinaj premtoi më shumë përkujdesje për komunën e Dragashit, si dhe zhbllokim nga izolimi, përmes hapjes së rrugëve të reja, që do ta lidhin Dragashin me dy shtetet fqinje.
Prishtinë - Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që zhvilloi sot me Osnat Lubrani, koordinatore e re e Agjencive të OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në vendin tonë, e çmoi kontributin që ka dhënë UNDP-ja, për një kohë të gjatë në Kosovë, duke shprehur kënaqësinë për qasjen që ka kjo organizatë, për të ndihmuar vendin tonë.
Sejdiu ofroi gatishmërinë e tij dhe të institucioneve të vendit, për qasje aktive dhe të bashkëpunimit të thellë.
Ndërkaq, koordinatorja, Lubrani, tha se UNDP-ja dhe agjencitë e tjera që veprojnë në vendin tonë, janë duke punuar dhe do të kontribuojnë edhe më shumë për aspiratat e Kosovës, për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.
Prishtinë - Qeveria miratoi sot Raportin e shpenzimeve të Thesarit, për nëntëmujorin e këtij viti, ndërsa, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka marrë vendim për transferim të mjeteve, nga programi i fshatit Hade në projekte tjera kapitale.
Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, theksoi se, pa marrë parasysh krizën ekonomike, Qeveria ka arritur objektivat e veta në këtë nëntëmujor. 
Po ashtu, sot është bërë funksionalizimi i Zyrës për Planifikimin Strategjik, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Prishtinë - Komisioni për punë të brendshme dhe siguri i Kuvendit të Kosovës, kërkoi sot nga Policia, informata shtesë rreth rastit të vjedhjes në polici, muaj më parë, dhe iu bëri thirrje pjesëtarëve të tyre, që të mos përfshihen në fushatën parazgjedhore të subjekteve politike.
Kuvendi, përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se në mbledhjen e Komisionit për punë të brendshme dhe siguri, si shumë e rëndësishme dhe e nevojshme, u vlerësua Projektligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Me këtë rast, u bë e ditur se është duke u punuar edhe në draft-dokumentin “Strategjia për siguri kombëtare”.
Graçanicë - Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë qëndrimit në Graçanicë, ku me autoritetet lokale të Shtëpisë së Shëndetit kanë biseduar rreth situatës epidemiologjike, pas konfirmimit për tri raste pozitive të Gripit A/H1N1, kërkuan që problemi me këtë virus, në asnjë rrethanë të mos politizohet.
Zyra për media e kësaj ministrie, bëri të ditur se zëvendësministri, Nemanja Vujoviq, gjatë qëndrimit në Graçanicë, ofroi gatishmërinë e këtij institucioni në ofrimin e ndihmës së duhur mjekësore, në rastet eventuale të prekjes së popullatës së kësaj ane nga Gripi i derrit.
Podgoricë - Ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Ilir Meta dhe Milan Roçen, nënshkruan sot në Podgoricë marrëveshjet për demarkacionin dhe regjimin pa viza.
Gjatë një konference për shtyp, Roçen ka thënë se marrëveshja për demarkacionin e kufirit është e para, që Mali i Zi e nënshkruan me një vend tjetër, pas shpalljes së pavarësisë.
Shefi i diplomacisë malazeze tha se Podgorica zyrtare, nuk ka konteste kufitare me fqinjët.
Shkup - Për më së shumti tre muaj, Zyra ndërlidhëse e Maqedonisë në Prishtinë, do të shndërrohet në Ambasadë. Këtë e paralajmëroi sot ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Miloshoski, pas takimit që zhvilloi në Shkup me kolegun e tij kosovar, Skënder Hyseni.
Në këtë takim, të dy ministrat u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy shteteve, në sferën e energjetikës, policisë, mbrojtjes dhe sektorë të tjerë.
Po ashtu, pas këtij takimi u bë e ditur se, në periudhën e ardhshme, pritet realizimi edhe i marrëveshjes bilaterale në planin ekonomik, i cili do ta thellojë bashkëpunimin ndërshtetëror.
 
 
Share