• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Merkel, e relaksuar pret rezultatin final!
Nga: Radio SHARRI   
e Hënë, 23 Shtator 2013 10:12

angela_merkel_zgjedhjetBerlin, 23 shtator 2013 - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka ftuar fansat e saj që të dalin për të kremtuar fitoren e saj të tretë me radhë, në zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë, të cilat u zhvilluan të dielën. Thirrja erdhi, pak pas publikimit të rezultateve preliminare, të cilat u transmetuan nga televizionet më prestigjioze gjermane. Sipas këtyre rezultateve, Merkel, e cila i prin Unionit Demokratik Kristian (CDU) dhe Unionit Social Kristina (CSU), kanë fituar mbi 42% të votave, duke siguruar kështu shumicën e deputetëve në Bundestagun gjerman. “Ky është një super rezultat”, ka thënë Merkel në selinë e CDU –së, pak pasi u kumtuan rezultatet e para. Megjithatë, ajo iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë për koalicionin që do të qeverisë gjatë mandatit të ardhshëm. “Është herët të flas për koalicione. Është shumë herët të flasim, se si do të vazhdojmë. Ajo çka duhet të bëjmë tani, është të kremtojmë”, tha shkurt Merkel. Nga ana tjetër, lideri i grupit parlamentar të CDU-së, Volker Kauder, ka thënë se e kanë mandatin e qartë nga votuesit, për ta formuar qeverinë e re. “Votuesit duan që Merkel të mbetet Kancelare edhe për një mandat, të tretin me radhë”, ka thënë Kauder.
Mediat botërore i kanë përcjellë me vëmendje dhe nga afër zgjedhjet në Gjermani. Titujt e shumicës së tyre janë, se në Gjermani kanë fituar konservatorët. Transmetuesi britanik BBC, duke iu referuar analistëve, raporton se Merkel, sipas të gjitha gjasave, do të pranojë të futet në Koalicion me CDU/CSU. Kurse transmetuesi amerikan CNN, nxjerr në pah edhe mundësinë tjetër, në rast se Merkel nuk ia del të sigurojë shumicën absolute. Sipas këtij televizioni, në këtë rast, ajo do të detyrohet të futet në Koalicion me partitë opozitare.
Hera e fundit, kur në Gjermani, një subjekt politik apo bashkim i dy e më shumë sosh kishin fituar një shumicë absolute, ka qenë periudha, pas luftës së dytë botërore, përkatësisht viti 1957, kur shumicën e tillë e kishte fituar, Konrad Adenauer. Mediat Gjermane janë të sigurta në fitoren e bashkimit CDU/CSU, por deri në publikimin e rezultateve finale të zgjedhjeve të së dielës, nuk janë të sigurta nëse do të ketë Koalicion dhe kush do të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme të Gjermanisë.


Share