• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shkarkohen 80% e policëve rrugorë!
Nga: Radio SHARRI   
e Hënë, 23 Shtator 2013 15:45

policia_rrugore_tiraneTiranë, 23 shtator 2013
- Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka marrë masa drastike ndaj Policisë Rrugore të Tiranës, duke urdhëruar shkarkimin e 80% të punonjësve të saj. “Largohen nga strukturat e Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës, rreth 80% të pjesëtarëve të këtij Komisariati, me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie, duke shtuar se Drejtoria e Përgjithshme e Inspektimit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, kanë kryer një hetim të gjerë, lidhur me zbatimin e ligjshmërisë dhe standardeve, gjatë kryerjes së detyrës. “Nga hetimi, ka rezultuar se po bëhen shkelje të rënda në ushtrimin e detyrave funksionale, si dhe akte abuzive me dokumente, nga ana e 11 oficerëve dhe 77 policëve në bazë. Që të gjithë janë larguar nga Komisariati i Qarkullimit Rrugor në Tiranë dhe janë vënë në dispozicion të Drejtorisë së Personelit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës”, thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë.


Share