• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shtrenjtimi i energjisë, gënjeshtër!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 25 Shtator 2013 08:31

keds_kek_kosovaPrishtinë, 25 shtator 2013 - Konsumatorët në Kosovë nuk do të ngarkohen me tarifa shtesë të energjisë elektrike, të paktën jo deri në fund të këtij viti. Ata, edhe këtë vit do të paguajnë çmimin e njëjtë, sikurse vitin e kaluar gjatë sezonit dimëror. Kjo të paktën është thënë nga kompetentët e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si reagim ndaj informatave që kanë qarkulluar së fundmi, kinse këtë vit do të shtrenjtohet energjia elektrike për 40 për qind.
Në kompaninë e shpërndarjes së energjisë, KEDS, pohojnë se nuk kanë plan për shtrenjtim të energjisë elektrike dhe se për këtë çështje është kompetente vetëm ZRRE-ja. Ndërkaq, sipas zyrtarëve kompetentë për këtë çështje, informacionet për shtrenjtimin e energjisë janë të pavërteta. “Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, nuk ka marrë ndonjë vendim së fundmi për shtrenjtim, prandaj nuk do të ketë ndryshime në tarifat e rrymës, të paktën jo gjatë këtij viti. Madje, nuk kemi asnjë kërkesë për ndryshime të tarifave nga KEDS. Ndryshimi i tyre mund të bëhet vetëm në muajin prill të vitit tjetër dhe kurrsesi gjatë këtij viti”, citohen zyrtarët nga ZRRE.


Share