Serbi i hakmerret me bombë policisë! |
Shtërpcë, 29 shtator 2013 - Në shenjë hakmarrje, pasi ishte fjalosur më herët me Policinë e Kosovës, serbi 27-vjeçar ia ka hedhur një mjet eksploziv Stacionit policor të Shtërpcës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm, ku nga shpërthimi ka mbetur i lënduar një kalimtar rasti. Sipas policisë, nga ky shpërthim ka pësuar lëndime të rënda një kalimtar rasti, ndërsa janë dëmtuar dritaret e tri lokaleve, si dhe stacioni i policisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se një person është i dyshuar për këtë rast, i cili dy orë më herët ka pasur një ngatërresë me policinë. “Personi i dyshuar është i njohur për ne, sepse disa orë para shpërthimit ka pasur një mosmarrëveshje verbale me pjesëtarët e policisë, pasi kjo e fundit i kishte shqiptuar një masë ndëshkimi për parkim ilegal”, ka thënë Gashi.
|