• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Salim Jenuzi, kërkon edhe një mandat!

pdk_hapi_fushatenDragash, 10 tetor 2013
- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash, sot hapi zyrtarisht fushatën parazgjedhore, ku prezantoi 28 kandidatët që garojnë për Kuvendin e Komunës së Dragashit, si dhe bëri promovimin e kryetarit aktual të Komunës dhe njëherësh edhe të degës së PDK-së në Dragash, Salim Jenuzin, i cili garon edhe për një mandat të ardhshëm në postin e të parit të kësaj komune.
Në përvjetorin e 14 të themelimit të PDK-së, në Dragash ishte edhe nënkryetari i partisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili kërkoi besimin e votuesve, ndaj Jenuzit, edhe për mandatin e ardhshëm, duke e arsyetuar këtë me veprat e PDK-së. “Mos harroni se, para ca vjetësh ishim shumë ndryshe. Ishim aq keq, sa që pakkush besonte se do të çliroheshim! Ne sot jemi të lirë! Më vonë, pakkush besonte se do të bëheshim shtet! Ne sot jemi shtet sovran dhe demokratik. Edhe për anëtarësimin në BE, pakkush beson se do të ndodhë shpejtë, por kjo do të ndodhë! Prandaj, na besoni ne”, tha Hoxhaj. Ndërkaq, kryetari aktual i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, duke kërkuar besimin e votuesve edhe për një mandat, përmendi investimet e gjertanishme në këtë komunë, si dhe planet për investime në të ardhmen. “Ju e dini se sa shumë punë kemi bërë gjatë mandatit të kaluar. Por, realisht kemi edhe shumë punë për të bërë dhe shumë projekte të tjera që nuk janë përfunduar, na mbetet detyrë që t’i përfundojmë. Andaj, na besoni dhe ne nuk do t’ju zhgënjejmë. Ju premtoj se, në mandatin e ardhshëm do të bëjmë më shumë punë, pasi kemi kaluar tashmë fazën emergjente të investimeve. Jemi në fazën e investimeve afatgjate dhe ato do të jenë të prekshme nga secili”, tha Jenuzi.
Partia Demokratike e Kosovës është themeluar në ditën e sotme, para 14 vjetësh. Saktësisht, më 10 tetor të vitit 1999. Kjo forcë politike ka luajtur rol kyç në formimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Nga viti 2007, PDK-ja është forca kryesore politike në Kosovë.


Share