• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ligji i duhanit, varet nga temperatura!
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 11 Tetor 2013 14:15

ndalohet_lejohet_duhaniPrishtinë, 11 tetor 2013 - Nga data 22 maj e këtij viti, Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi, e që vullneti i qytetarëve për ta zbatuar këtë ligj, nuk ka munguar. Por, problemet me shkeljen e Ligjit kanë filluar ditët e fundit, me rënien e temperaturave. Kështu e fillon artikullin “Evropa e Lirë”, teksa shtjellon këtë temë sociale.
Faik Hoti, drejtor i departamentit të informimit në Ministrinë e Shëndetësisë, njëherësh anëtar i grupit punues të Ligjit për kontrollin e duhanit, thotë se moti i ftohtë që po mbretëron këto ditë, ka bërë që ky ligj të mos respektohet. "Në bazë të raporteve që sjellin inspektorët, Prishtina qëndron më mirë sa i përket zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit. Ndërkaq, me ftohjen e motit vërehen tendenca që ky Ligj të shkelet nëpër kafene, ndërkohë që monitorimet po vazhdojnë", thotë Hoti, duke shtuar se Inspektorati, në bashkëpunim me Policinë, ka shqiptuar 5 gjoba ndaj subjekteve të ndryshme, të cilët nuk iu kanë bindur Ligjit. "Ligji për duhanin, nuk është një ligj stinor, por duhet të respektohet, pavarësisht motit. Normalisht që do të ketë sfida, probleme, shkelje. Por, ligji i ka përcaktuar gjobat dhe mënyrat tjera të sanksionimit, për ata që e shkelin atë", bën të ditur Hoti. Ndërkaq, udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skender Syla, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se Ligji për kontrollin e duhanit është një ligj shumë i qartë, gjithëpërfshirës dhe ka për synim mbrojtjen e shëndetit të popullatës, e që duhet patjetër të respektohet. "Ne kemi qenë dëshmitarë, që Ligji është respektuar në masën më të madhe gjatë sezonit veror dhe në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa tani, kur temperaturat kanë filluar të bien, është vërejtur se në disa lokale afariste është shkelur ky ligj. Por, inspektorët janë në teren, kanë bërë vizita monitoruese dhe kanë filluar të shqiptojnë gjoba, konform Ligjit, i cili duhet të zbatohet gjatë tërë kohës, 365 ditë, e jo sipas ndryshimit të klimës, sepse esenca e këtij ligji është që të mbrohet shëndeti i popullatës gjatë  tërë kohës. Ne jemi optimistë, sepse ekziston një infrastrukturë e mirë dhe një mekanizëm i monitorimit", thotë Syla. Nga ana tjetër, pronarët e kafeneve thonë se Ligji për kontrollin e duhanit po respektohet 100 për qind. Fitim Tahiri, pronar i një kafeneje në qendër të Prishtinës, pohon se Ligji për duhanin po respektohet. “Mendoj se njerëzit janë vetëdijesuar. Kur dikush dëshiron të tymos duhan, del jashtë. Nuk kemi pasur rast që dikush të kundërshtojë dhe të ndezë cigare. Po shohin se ambienti është i pastër brenda, pa tym, dhe po pengon anash tavolinat tjera, prandaj dalin jashtë", thekson Tahiri.
Ndërkaq, Faik Hoti, nuk e mohon faktin se Ligji për kontrollin e duhanit po shkelet edhe në institucionet publike shëndetësore. Ai thotë se, së fundmi, është dënuar me 3 mijë euro gjobë për shkelje të këtij ligji, spitali i Mitrovicës. "Inspektorati shëndetësorë po punon në teren që të monitorojë zbatimin e ligjit në institucionet publike shëndetësore, sepse në ato private respektohet më tepër ky ligj. Dhe, inspektorati shëndetësor, si pasojë e mos respektimit të ligjit në spitalin e Mitrovicës, ka hapur procedurat për dënimin e këtij institucioni me 3 mijë euro", thotë Hoti.


Share