• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përkujtim - datëlindja e Migjenit!
Nga: Radio SHARRI   
e Diel, 13 Tetor 2013 19:57

milosh_gjergj_nikollaDragash, 13 tetor 2013 - Para 102 vjetësh, lindi njëri nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni). Shkrimtar, i cili me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfra të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror, si dhe fashizmin që po kërcënonte Evropën. Migjeni ishte përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, i cili futi në letërsinë tonë, me një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndrrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë.
Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari të vogël, ku shumë shpejt vështirësive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqësitë familjare. Kur ishte pesë vjeç, Migjenit i vdiq e ëma, kurse në moshën trembëdhjetë vjeçare humbi dhe të atin, e më pas vëllanë pastaj gjyshen, me të cilën ai ishte lidhur fort, pas vdekjes së nënës. Këto fatkeqësi e bënë Migjenin që vetvetiu të krijohej si natyrë e mbyllur, të tërhiqej nga jeta e moshatarëve të tij. Pasi mbaroi shkollën fillore në Shkodër, ai shkoi për t’i vazhduar mësimet në Tivar të Malit të Zi dhe më pas përfundoi seminarin teologjik në Manastir të Maqedonisë. Për një të ri e me interesa të gjera, si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytëse. Nga leximet, Migjeni ra në kontakt me ide revolucionare të kohës që ziente në gjithë Evropën. Në vitin 1932, pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi të sigurojë një bursë për të vazhduar studimet e larta, Migjeni mbeti pa punë derisa, më 1933 u emërua mësues në Vrakë, një fshat ky afër Shkodrës. Rruga, Vrakë-Shkodër, të cilën ai e bënte për çdo ditë me biçikletë, ia keqësoi gjendjen shëndetësore. Gjatë kohës që qëndroi në seminar, Migjeni sëmurej shpesh dhe ishte nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut, ngaqë mushkëritë e tij ishin të dobëta dhe rrezikoheshin të prekeshin nga tuberkulozi, sëmundja kjo tipike e kohës, nga e cila i vdiq edhe e ëma. Ndërkohë, ai kishte filluar të botonte shkrimet e tij në revistën "Illyria". Në to ndihen përshtypjet e para, reagimi shpirtëror i Migjenit ndaj realitetit të zymtë, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati edhe qyteti shqiptar.
Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar, në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të atyre viteve dhe, duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij, si "Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?" etj, fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit. Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë antiçiflike qe i ndjeshëm në vitet kur shkroi. Një shtysë të posaçme mori përhapja e krijimtarisë se tij, pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet e 30-ta ishin pjesërisht të pabotuara. Vdiq më 26 gusht 1938, në moshën 27 vjeçare, në një sanatorium pranë Torinos.



Share