• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përse Meta takoi Fatmir Limajn në Prizren?
Nga: Radio SHARRI   
e Hënë, 21 Tetor 2013 13:03

meta_ne_prizrenPrizren, 21 tetor 2013 - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Iliri Meta, të dielën ka qëndruar jozyrtarisht në Kosovë. Ai është takuar në Prizren, me Fatmir Limajn, me të cilin ka biseduar pa protokoll, në ambientet e një restoranti. Ky takim, megjithëse nuk ishte zyrtar, nuk ka kaluar pa u vërejtur nga mediat, të cilat e kanë komentuar qëllimin e kësaj vizite. Madje, e përditshmja “Bota Sot” ia ka dhenë Metës epitetin “Sekser” që punon për kreun e PDK-së, Hashim Thaçin. “Duket se ka pasur qëllim politik takimi. Duket se e vetmja arsye e takimit të Metës me Fatmir Limajn, është ndërmjetësimi i tij për t’i ulur gjakrat, në konfliktin e hapur politik të Limajt me Hashim Thaçin”, shkruan kjo gazetë, duke u thirrur në burimet e saj, për të cilat thotë se janë të sigurta. “Burimet tona bëjnë të ditur se, në këtë takim, temë kryesore ka qenë konflikti i fundit politik në mes të Thaçit dhe Limajt. Kryetari i Kuvendit, duket se ka marrë porosi nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi, që të ndikojë tek Fatmir Limaj, duke kërkuar që ky i fundit të mos e sulmojë aq shumë PDK-në dhe Hashim Thaçin sepse, me humbjen eventuale të PDK-së në këto zgjedhje, humbin që të dy, edhe Thaçi edhe Limaj. Burimet tona nuk bëjnë të ditur, se sa ka arritur të ndikojë Meta tek Fatmir Limaj. Por, zyrtarët e shtetit shqiptar janë të interesuar që ta ruajnë stabilitetin dhe pushtetin aktual në Kosovë. Rama e Meta preferojnë që ta kenë Hashim Thaçin në pushtet e pse jo edhe Limajn, të bashkuar me të”, komenton Bota Sot.


Share