• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Autorruga “Ibrahim Rugova” gati në nëntor!
e Hënë, 21 Tetor 2013 22:25

hashim_thaci_autorrugaPrishtinë, 21 tetor 2013
- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, vizitoi sot vendpunishten në segmentin e 9-të të Rrugës së Kombit, për t’u njohur nga afër me zhvillimin e punimeve, në projektin më madhor të infrastrukturës rrugore në Kosovë. Kryeministri është informuar nga zyrtarët e kompanisë ndërtuese “Bechtel-Enka”, për ecurinë e punimeve në këtë segment, si dhe për të gjitha fazat e zhvillimit të këtij projekti. “Kjo që po shohim sot, është me të vërtetë një mrekulli për Kosovën e re. Ky është projekti i një Kosove evropiane dhe, vijat që bëmë sot këtu në autostradë, janë vijat që ndajnë epokën e moszhvillimit me atë të modernizimit, me atë të Kosovës evropiane që po e ndërtojmë”, theksoi kryeministri Thaçi, duke i uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë projekt, për të cilin tha se është më modernin në rajon. “Është ky një projekt që i jep kuptim ndërtimit të shtetit tonë, i jep kuptim modernizimit, vizionit për Kosovën evropiane. Prandaj, uroj gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për këtë projekt madhështor në Republikën e Kosovës. Po e përmbyllim autostradën që kemi filluar në Vërmicë, për të vazhduar me autostradën, nga Prishtina në drejtim të Shkupit. Por, duke vazhduar edhe lidhjen tjetër më korridorin evropian, në drejtim të autostradës që lidh Kosovën me vendet tjera të rajonit”, theksoi Thaçi. Gjatë kësaj vizite në terren, u bë e ditur se të gjitha punimet janë në fazën përfundimtare dhe se pritet përurimi i kësaj autorruge, në javën e fundit të nëntorit.


Share