Dragashi voton qetë, por ende familjarisht! |
Dragash, 03 tetor 2013 – Deri në mesditë, në komunën e Dragashit ka vajtur si është më së miri procesi i votimit. Kjo raportohet nga terreni, nga secili vendvotim, ku edhe janë angazhuar raportuesit tani. Këtë e vërteton edhe komandanti i policisë së Dragashit, Gëzim Zogaj, i cili tha se Dragashi vazhdon të mbetet shembull se si duhet të zhvillohen zgjedhjet demokratike. “Dragashi vazhdon të mbetet shembull, sa i përket procesit zgjedhor, ku qytetarët e konsiderojnë këtë ditë si festë dhe në masë të madhe marrin pjesë në to, qetë dhe me kulturë maksimale votimi”, tha Zogaj për Radio Sharrin, duke i përgëzuar banorët e kësaj komune për kulturën që po tregojnë.
Nga ana tjetër, nga KKZ-ja në Dragash është bërë e ditur se të gjitha vendvotimet në këtë komunë janë hapur me kohë dhe se nuk është shënuar asnjë rast që do ta pengonte hapjen e tyre. I vetmi veprim që vazhdon të mbetët i pandryshuar, sa iu përketë votimeve në këtë komunë, mbetet ajo e votimit familjarë, gjë që po arsyetohet nga secili, si shkak që gjinia femërore e moshës së shtyrë, janë mësuar ta kenë mbështetjen e meshkujve, saktësisht bashkëshortëve apo familjarëve të tjerë.
|