PDK-ja, përfundimisht e humb Malishevën! |
Malishevë, 04 nëntor 2013 - Sipas rezultateve të para preliminare, të numëruara nga KQZ-ja dhe të publikuara online, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka humbur përfundimisht Komunën e Malishevës, pasi për pakë vota nuk ka arritur të shkojë në balotazh me kandidatin e Iniciativës Qytetare në Malishevë (IQM). PDK ka arritur të sigurojë 6 mijë e 358 vota, apo 25.71%, ndërsa LDK-ja ka marrë 6 mijë e 384 vota, apo 25.81%, me çka e ka siguruar garën për balotazh me Iniciativën Qytetare, e cila ka fituar 10 mijë e 435 vota, apo 42.19%, duke u radhitur e para në këtë komunë.
|