• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Jenuzin e përkrah AAK, VAKAT dhe GIG!

pdk_gig_vakatDragash, 10 nëntor 2013 – Dega Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash, sot ka nënshkruar koalicionin me AAK-në, si dhe me dy subjekte politike nga treva e Gorës, VAKAT dhe GIG. I pranishëm në këtë ceremoni nënshkrimi ishte edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili qëndroi në Prizren, ku dhe u arrit kjo marrëveshje koalicioni.
Pasi u nënshkrua marrëveshja, Hoxhaj tha se ky koalicion është i qytetarëve të komunës së Dragashit, pa dallim. “Kjo marrëveshje do të trasojë rrugën e zhvillimit në këtë komunë”, tha Hoxhaj. Ndërkaq, përfaqësuesit e subjekteve politike, të cilët nënshkruan këtë marrëveshje, Selami Saiti (AAK), Sadik Idrizi (VAKAT) dhe Mursel Halili (GIG), u shprehen se marrëveshja erdhi, pasi platformat e tyre politike, më së shumti përputhen me atë të PDK-së.
I kontaktuar nga Radio Sharri, kreu i degës së PDK-së, Salim Jenuzi, tha se është shumë i interesuar për ofrimin e një jete më të mirë për qytetarët, përmes qeverisjes gjithëpërfshirëse në Dragash. “Kjo është marrëveshje për fitore. Marrëveshje që nuk përmban kushtëzime, por që ka synim qeverisjen gjithëpërfshirëse të komunës, duke iu krijuar qytetarëve një jetë më të mirë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë të mirëqenies në gjithë territorin tonë. Me fitoren tonë, komuna e Dragashit do të bëhet model në agrobiznes, blegtori dhe turizëm”, tha Jonuzi, i cili në zgjedhjet e 3 nëntorit ka marrë më së shumti vota, por jo të mjaftueshme për tu zgjedhur kryetar. Ai do të ballafaqohet në balotazh me kandidatin e LDK-së, Fatmir Mehmetin.


Share