Rezultati: Jenuzi 33.7% - Mehmeti 30.5% |
e Enjte, 14 Nëntor 2013 23:49 |
Dragash, 14 nëntor 2013 - Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i ka publikuar rezultatet përfundimtare të kandidatëve që garuan për kryetarë komunash, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Sipas këtyre rezultateve, të cilat nuk kanë ndryshuar shumë nga ato preliminare, në balotazh, më 1 dhjetor, do të vazhdohet gara në 24 komuna, kurse në raundin e parë janë fituar 13 komuna. Në këto rezultate nuk është përfshirë Mitrovica veriore, pasi këtë të diel në këtë komunë do ketë rivotim në tri qendra të votimit. Bazuar në këto rezultate, ashtu siç kemi raportuar dhe më herët, në Dragash do të garojnë në balotazh, kandidati i PDK-së, Salim Jenuzi, i cili ka fituar 33.7% të votave dhe kandidati i LDK-së, Fatmir Mehmeti, i cili në raundin e parë ka fituar 30.5% të votave.
Tabela për kandidatët e Dragashit:
KANDIDATI
|
SUBJEKTI POLITIK
|
VOTAT
|
PËRQINDJA
|
Salim JENUZI
|
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
|
5096
|
33.70%
|
Fatmir MEHMETI
|
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
|
4613
|
30.50%
|
Safet KUSHI
|
(CDU)
|
2145
|
14.18%
|
Nuhia TAIROVCI
|
Koalicioni VAKAT
|
1558
|
10.30%
|
Selami SAITI
|
AAK - LDD
|
873
|
5.77%
|
Nexhat ISUFI
|
Bashkimi Demokratik (BD)
|
544
|
3.60%
|
Bledi KURTISHI
|
Vetëvendosje
|
231
|
1.53%
|
Xevxhet TAHIRI
|
Balli Kombëtar i Kosovës
|
63
|
0.42%
|
|